Teksa i afrohemi 112 vjetorit të zyrtarizimit të shtetit shqiptar, pësimet janë bilancet nga ku duhet mësuar. Mund të quhen pësime për vlerën historike e studimore, por gjërat e shkuara smund të gjykohen përtej kontekstit dhe periudhës që i përkasin apo u jetuan. Sakaq edhe ç`ka shkuar nuk kthehet si koha që lëm pas.
Por ç`ka na pret sot, është një moment reflektimi! Për të jetuar edhe ndërtuar të ardhmen.
Dilema e secilit pas Cens me shumë pikëpyetje e besueshmëri, është: do të jemi një komb që do triumfojë apo një komb që do reduktohet deri në mungesën e përfaqësimit nga mungesa e lidhjes me banorët, popullin, terrenin.
Shumë kush do thotë e ku ka si REPUBLIKA.
Popo, më vlerë se sa Republika ka demokracia, sot në të 112 vite Republika Parlamentare në mbi tre dekada ka prodhuar:
mungesë përfaqësimi
kryetar që zgjedh në vend të zgjedhësve
mungesë përgjegjësie
shkëputje me elektoratin
parlament pa votues
deputet pa identitet
kërporata
pazare
destabiletet politik dhe social
emigrim masiv
E aq shumë negativitet sa sot shqiptarët mund ti bashkojë vetëm hareja, sporti e vallja kuq e zi. Po kurrësesi një përgjegjësi shtetformuese apo të punuarit bashkë.
Sot kemi: Kryeministër të gjithë pushtetshëm
Ministra nënpunës të shkarkueshëm me një sms
Administratë vegjetuese
President, Të parë shteti me Kompetenca honorifike
e sa e sa të tilla, që edhe vetë politika i ndjen që janë të gabuara.
Në vigjilje të 112 vite të shtetit, koha troket për të riformuar edhe pushtetin. Nuk di se si e lexoni ju, por rikthimi tek votimi për të zgjedhur Presidentin nga populli është ajo që do duhet provuar, testuar e pse jo pranuar.
A e bën këtë Amerika? Po. E pse Shqiptarët duhen privuar?
140 deputetë janë aq shumë e aq kot e aq kosto sa as 40-50 prej tyre nuk janë funksionalë. Të tjerët janë pagamarrës.
Në këtë reduktim numri, do të ishte e denjë edhe një dhomë senatorësh. Apo të urtit me thinja për të mbajtur në shina shtetin dhe pushtetin. Ama njëherë e përgjithmonë larg krimin nga parlamenti dhe kërpëratat pagamarrëse. Po diskutoni kodin, zgjedhjet, ndryshimet kushtetuese. Sot duhet guxim që nesër mos jemi të dështuar pa kthim.
Republika Presidenciale nuk do ishte aspak dështim. Pasi dështimi me parlamentin ishte deri në inkriminim e tij. Një president i zgjedhur nga populli edhe mund të hiqet me votë. Por një grup deputetësh kriminelë, banditë e biznesmenë nuk ka votë që i heq pasi futen në sistem. As Spak, ska çfarë i bën!
Epoka e Ismail Qemalit, Ahmet Zogut, Princ Vidit, e deri në 1991 kur Ramiz Alia mori me vehte kapitullimin Komunist të Partisë Shtet.
Kronologji 1912-1991 / Që nga krijimi i shtetit shqiptar më 28 nëntor 1912, Shqipëria ka provuar disa modele qeverisjeje, përfshirë protektoratin ndërkombëtar, monarkinë, regjimin e partisë – shtet si dhe republikën parlamentare. Gjatë kësaj periudhe funksioni i Presidentit të Republikës dhe i Kryetarit të Shtetit është ushtruar në forma të ndryshme.
Më 1912 u krijua qeveria e parë me Ismail Qemalin në krye, e cila kishte edhe kompetencat e Kryetarit të Shtetit. Më 6 shkurt 1914 Konferenca e Ambasadorëve emëroi Princin Vilhelm Vid si Kryetar të Shtetit shqiptar. Në periudhën shtator 1914 – janar 1920 Shqipëria u bë shesh lufte duke ndërruar disa qeveri, ku detyra e Kryetarit të Shtetit u mbulua nga qeveri-regjenca të ndryshme. Më 8 janar 1920 Kongresi i Lushnjës, zgjodhi Këshillin e Lartë prej 4 vetash, i cili do të kryente funksionet e Kryetarit të Shtetit duke rikthyer parlamentarizmin. Në vitin 1924 Fan Noli u zgjodh kryetar i qeverisë, duke ushtruar edhe funksionet e Kryetarit të Shtetit. Pas ndryshimeve të shpeshta në qeverisje, më 31 janar 1925 Asambleja Kombëtare miratoi formën republikane të regjimit dhe votoi Ahmet Zogun si President të Republikës. Më 1 shtator 1928 Shqipëria u shpall Monarki dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqiptarëve. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prill 1939 dhe bashkimit të dy vendeve, Viktor Emanueli III u bë Mbret i Shqipërisë. Vitet 1943-‘44 nën pushtimin gjerman rikthejnë qeverisjet – regjenca.
Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimi i Shqipërisë më 1944 u shoqërua me zgjedhjet e para parlamentare të dhjetorit vitit 1945 dhe me kalimin e funksionit të Kryetarit të Shtetit në organ kolegjial, si Presidium i Kuvendit Popullor. Në periudhën 11 janar 1946 –12 dhjetor 1990, gjatë të cilës Shqipëria përjetoi diktaturën komuniste, funksionet e Kryetarit të Shtetit u kryen nga Omer Nishani (10 janar 1946 – 1 gusht 1953), Haxhi Lleshi (1 gusht 1953 – 22 nëntor 1982) dhe Ramiz Alia (22 nëntor 1982 – 22 shkurt 1991). Më 22 shkurt 1991 u krijua Këshilli Presidencial i drejtuar nga Ramiz Alia, i cili i ushtroi funksionet deri më 30 prill 1991.
Më 30 prill 1991 me zgjedhjen e Presidentit të parë të Republikës Parlamentare nga ana e një parlamenti shumëpartiak, krijohet Institucioni Kushtetues i Presidentit të Republikës.
Në këtë lëm eksperiencash Republika Parlamentare sështë periudha më e Artë e Shqipërisë. Ndaj është koha që të guxojë Politika që mos shuhet e falimentojë Shqipëria dhe Shoqëria. Tregoni që e doni këtë vend e Popull duke i lënë në dorë të votojnë vet dhe të mos emërohen të pazgjedhurit.
Shtetin smund ta bëj SPAK-u as Magjistratët, atë duhet ta bëjnë me votë Shqiptarët.