Gazmen Haxhia binzesmen i njohur në Shqipëri, rezulton se është një nga shtatë personat që gjykata e posaçme ka vendosur masë sigurie.
Burime ekskluzive për weblajm.con sqaruan se ndaj Haxhia është vendosur masa e sigurisë arrest në shtëpi por ai sështë gjetur as në shtëpi e as në bizneset e tij.

Pas verifikimeve policia dhe spak kanë zbuluar se ai ka ikur jashtë shtetit disa ditë më parë. Ende nuk dihet nëse dikush e ka informuar apo një udhëtim rastësor që ka koresponduar edhe me masën e sigurisë.
Gazmend Haxhia është aksioner e administrator në disa biznese përfshi Konçesionarin e Opel njohur si Noshi dhe me 25 % aksioner në Universitetin Polis.


Të dhënat e Pronësisë dhe aksioneve për bizneset e Gazmend Haxhia / nga Databaza Open Corporates Albania
Shtatë masat e sigurisë
Arrest ne burg:
Ilir Beqaj
Ermal Kurtulaj
Alfred Nikollaj
Arrest në shtëpi:
Gazmend Haxhia
Elton Marini
Detyrim paraqitje:
Bledar Leka
Bjona Zijaj
Abuzimet e dokumentuara deri më tani sipas Spak kanë ndodhur me bashkëpunimin e këtyre shtetasve teksa Beqaj ishte kreu SASPAC zyrës së BE-s për projektet dhe financimet BE-Shqipëri.
Ky hetim u ndoq nga Prokuroria e Posaçme Elida Kaçkini.

Këtë të premte Gjykata do të bëj verifikimet e masave dhënë në munges ndaj Beqaj dhe të dyshuarve të tjerë. Kjo seancë verifikimi u ndërpre për të rifilluar të shtunën ora 12.30 pasi avokatë e të hetuarve kërkuan kohë të njihen me dosje. Në seancë i pranishëm ishte edhe vetë ish Ministri Ilir Beqaj.