Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj, duke kërkuar 1 vit burg.
Në aplikim të nenit 59, SPAK kërkon që ish-gjyqtari i Lartë të mos dërgohet në qeli, por të vendoset në shërbim prove për një periudhë 24-mujore.
SPAK kërkon që Zenelaj të shpallet fajtor për akuzën e “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë dhe personave të zgjrdhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Ndërkohë, vijon gjykimi për pasuritë e sekuestruara të Zenelajt, për të cilat Shkalla e Parë ka vendosur konfiskimin, por çështja është në Apel.