Dy biznesmenët përfitues të kontratës për zhvillimin e Portit të Sarandës nuk tërhiqen nga beteja ligjore me Prokurorinë e Posaçme.
Artan Dulaku dhe Shefqet Kastrati të cilët si bashkim operatorësh ekonomik kanë krijuar kompaninë Marina Bay Saranda kërkojnë nga gjykata kushtetuese heqien e masës së sigurisë atë të sekuestros preventive.
WebLajm mëson se Kushtetuesja ka pranuar padinë dhe do ta shqyrtojë atë në Tetor të këtij viti e më pas të dal me një vendimarrje. Argumenti i paraqitur në këtë ankim kushteutes sipas burimeve për weblajm është cënimi i interesit publik.
“Shoqëria Marina Bay Saranda Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Avokatura e Shtetit “Shfuqizimin e vendimeve gjyqësore nr. 00-2023-1001, datë 15.06.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr. 09, datë 03.04.2023 të Gjykatës së Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr. 91, datë 24.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. 29 Tetor, 2024- Ora 10:00”.
Ankimi në Kushtetuese vjen pas vendimit të gjykatës së lartë e cila disa muaj më parë e la në fuqi sekuestron.
Marina Bay Saranda është kompani bashkim operatorësh e dy biznesmenëve z.Artan Dulaku dhe Shefqet Kastrati. Ata morën me kontratën Partneritet Publik Privat portin e Sarandës, por pas hetimeve të Spak kjo kontratë është e pezulluar dhe me vendim të Spak aty smund të bëhet asnjë veprim.
Ky hetim në SPAK ndiqet nga Prokurorja Manjola Kajana e cila ka kërkuar sekuestron e pronës dhe po heton një sërë zyrtarësh publik për abuzim me detyrën.