Aeroporti i kryesorë në Milano njohur deri më tani si Milano Malpensa do të mbaj emrin e Ish kryeministrit Italian Silvio Berlusconi. Lajmin e ka bërë pubkil Ministri i Transporteve në Itali Matteo Salvini i cili ka shpjeguar se është i gatshëm të hedh firmën për këtë propozim në nder të Berlusconit.
Aeroporti Malpensa i Milanos është aeroporti më i madh ndërkombëtar në Italinë veriore, që i shërben Lombardisë, Piemontes dhe Ligurisë, si dhe kantonit zviceran Ticino. Aeroporti ndodhet 49 kilometra në veriperëndim të Milanos, pranë lumit Ticino që ndan Lombardinë dhe Piemonte.