Në një bisedë ofrecord me gazetarët që mbulojnë aktivitetin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme kreu i SPAK ka sqaruar veprimet hetimore me një sërë dosjes të kosideruar të rëndësishme dhe me interes publik.
Pyetjes se në cilën fazë ndodhet proçesi i ekstradimit për z.Arben Ahmetaj, Mirel Mertiri, Adriatik Llala, dhe Stela Gugallaja?
Dumani: Besoj e dini rolin e prokurorisë, ne jemi institucion qe i drejtohemi Ministrise së Drejtesisë. Kur kërkohet material shtesë e plotësojmë por më pas i ndjek MD.
Gjykata e Apelit dha vendim pa ditë më parë në dosjen e Inceneratorit për Namik Simixhiun, në dispozitiv gjykata dhe gjyqtari Dhimitër Lara ngriti akuzë që nuk është në kërkesën tuaj. A po hetohet inceneratori i tiranes si grup kriminal? Apo ka lajthitje nga gjykata?
Dumani: Kjo çështje është në hetim paraprak, s’mund të jap informacione. Gjyqtari i hetimit paraprak nuk mund të ngre akuzë. Gjyqtari nuk mund të ndërhyjë në këtë moment procedural, pork jo është tagër i gjyqtarit të Seancës Paraprake.
Dosja 21 janari, pas vendimit të gjykatës së lartë si do të proçedohet? Do të regjistrohet?
Dumani: Ne do të zbatojnmë vendimin e Gjykatës së Lartë. Ndiqet proçedura normale. Ndoshta mund të ketë nevojë edhe për kordinim me Prokurorinë e Tiranës.
A ka hetim pasuror për Berishën, në kuadër të hetimeve që po kryhen për dosjen “Partizani”?
Dumani: Jane bërë hetimet e parusirë për Berishën ka dhe vendime sekuestro në atë proçedim penal.
A pengojnë proçedurat e Azilit që ka aplikuar z.Arben Ahmetaj veprimet për ekstradimin e tij?
Dumnai: Dy proçedurat mund të zhvillohen në të njëjtën kohë.
RAI3 dha nje dokumentar ku pjesë ishte edhe Ahmetaj. A keni nisur hetimet Kryesisht për çka ka përmendur z.Ahmetaj?
Dumani: Lidhur me çështjet e incenetatorëve, kemi proçedime të regjistruara. Dhe deklaratat e dhëna nga Ahmetaj, vleresohen në kuadër të proçedimeve që kemi nisur. Një nga të pandeuit është edhe Ahmetaj.
Kur do të përfundojnë hetimet për Dosjen Partizani?
Dumani: Kur të përfundojnë hetimet, kur ta vlereosjnë prokurorët e çështjes.
Ka hetim pasuror për dosjen 5D dhe masa sekuestrosh?
Dumani: Nuk kam asnjë koment, çështja është ne hetim.
Z.Dumani keni një koment për akuzat e ish Presidentit Ilir Meta i ka bërë edhe nga dera e SPAK edhe në media ndaj jush?
Dumani: Nuk kam asnjë koment për të bërë.
Keni informacion që z.Belind Këlliçi thotë se drejtorët e 5D po firmosun nga burgu tendera?
Dumani: Këlliçi dhe gjithëkush është i lutur të dorezojë kallëzim dhe çdo informacion që disponon, ne e vlersojmë dhe e ndjekimin me seriozitet.
Keni iformuar më herët se me abuzimet e fondeve të BE në projekton IPARD, keni nisur një hetim. Në cilën fazë ndodhet?
Dumani: Për këtë pyetje në lidhje me fondet IPARD, do ruaj të njëtin Standart. Është çështje në hetim parapak.
Keni ngritur një kërkesë për shitmin e numrit të Agjentëve të BKH. Aktualisht, problem është vetëm numri i ulët i agjentëve?
Dumani: Për hetuesit, numri 20 prej prokuroreve është për momentin i mjaftueshëm. Për numrin e hetuesve kemi rënë dakord me drejtuesen e BKH për rritjen e numrit, për SPAK do të ishte mirë edhe 200 por do konkludojmë në një numër objektiv.
Skema e mashtrimit me MicroCreditë, sa kallëzime ka për këtë çështje? Ka hetim të regjistruar dhe për cilat akuza?
Dumani: Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por ne nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi një hetim, për një objekt konkret ndaj Bankës së Shqipërisë. Nuk bëj komente. Realitsht dhe ne na vjen keq që qytetarët përplasen në dyert tona dhe për personat që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompentenën tonë lëndore. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi përpara dyerve të SPAK me z.Pal Trashaj dhe i përcjell ngushëllime familjes. Ka kërkesa të shumta nga ana e qytetarëve, por ligji na e ka përcaktuar qartë kompetencën lëndore.
Kur SPAK zbret në gjykatë dhe pataj firmosin urdhrat nga gjykata. Për zyrtarët e Bashkisë Tiranë ka patur kërkesë nga Spak për 19 zyrtarët? Ka patur masë për Erion Veliaj , bllokim pasaporte apo masë tjeter?
Dumani: Po përse 19 dhe jo më shumë? Reagimi është ai që kemi bërë dhe zyrtarisht, ju e keni marrë reagimin tonë. Qëllimi përse bëhen këto lajme smë takon mua ta komentoj.
Javët e fundit ka qenë në fokus Ilir Meta dhe Kryemadhi. Çfarë statusi kanë këta dy persona?
Dumani: Çështja është në hetim, nuk mund të jap asnjë koment.
A ka zyrtar të Ministrise së Shëndetesisë në hetim?
Dumani: Është çështje në hetim , çdo e dhënë që paraqet interes për hetimin, prokurori duhet ta hetojë.
Për z.Arben Ahmetajn, keni patur shkëmbim informacioni me partnerët?
Dumani: Ky është një raport konfidencialiteti me autoritetet.
Për Durim Bamin, keni ngritur shqetësimin për ekstradimin?
Dumani: Në kemi 7 subjekte të identifikuara në Duabi, plotësojmë dokumentacionin dhe praktikën e ekstradimit. Më pas këto i ndjek Ministria e Drejtësisë si edhe në këtë rast.
Si janë marrëdheniet me policinë e shtetit? Nisur nga operacioni për Arben Ndokën?
Dumani: Raportet dhe bashkëpunimi me Policinë janë Shume të mira. Për ta sqaruar dhe ritheksuar një pjesë shumë e vogël që kanë qenë dhe janë aty smund të bëjnë pjs punën e policisë dhe ne bashkëpunojmë çdo ditë me ta dhe me ta i bajnë aksionet.
Përmes një shrkese që ka nxjerr në FB Gazment Bardhi rezulton që keni hapur dosjen “xibraka”, a ka bërë kallëzim Bardhi? Dhe e dyta, me një kallëzim të PD, fraksioni BASHA, ndaj Belinda Ballukut lidhur me një tender në portin e Durrësit. Është regjistruar kallëzimi? Ka persona nën hetim?
Dumani: Po SPAK ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar proçedim penal për dosjen me numër përkatës, ju e quani “Xibraka” për ne ka një emërtim sipas numrit, po kryen hetimet. Ne kemi disponuar mosfillimin dhe thuhet qartësisht që nuk ka bërë kallëzim z.Bardhi.
Dumani: Për pyetjen e dytë, nuk e kam këtë informacion. Jo çdo gjë që bëhet në institucion kam dijeni, Jam i papërgatitur për këtë pyetje, mund të bëni kërkesë zyrtare.
Për Durim Bamin, keni ngritur shqetësimin për ekstradimin?
Në kemi 7 subjekte të identifikuara në Duabi, plotësojmë dokumentacionin dhe praktikën e ekstradimit. Më pas këto i ndjek Ministria e Drejtësisë si edhe në këtë rast.
Si janë marrëdheniet me policinë e shtetit? Nisur nga operacioni për Arben Ndokën?
Dumani: Raportet dhe bashkëpunimi me Policinë janë Shume të mira. Për ta sqaruar dhe ritheksuar një pjesë shumë e vogël që kanë qenë dhe janë aty smund të bëjnë pjs punën e policisë dhe ne bashkëpunojmë çdo ditë me ta dhe me ta i bëjmë aksionet.
Përmes një shrkese që ka nxjerr në FB Gazment Bardhi rezulton që keni hapur dosjen “xibraka”, a ka bërë kallëzim Bardhi? Dhe e dyta, me një kallëzim të PD, fraksioni BASHA, ndaj Belinda Ballukut lidhur me një tender në portin e Durrësit. Është regjistruar kallëzimi? Ka persona nën hetim?
Dumani: Po SPAK ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar proçedim penal për dosjen me numër përkatës, ju e quani “Xibraka” për ne ka një emërtim sipas numrit, po kryen hetimet. Ne kemi disponuar mosfillimin dhe thuhet qartësisht që nuk ka bërë kallëzim z.Bardhi.
Dumani: Për pyetjen e dytë, nuk e kam këtë informacion. Jo çdo gjë që bëhet në institucion kam dijeni, Jam i papërgatitur për këtë pyetje, mund të bëni kërkesë zyrtare.
Te çështja e Ahmetaj, shohim që ka biznesmene të përfshirë, a janë edhe atë në hetim pasi ka korrupsion pasiv dhe aktiv?
Dumani: Ajo çështje ështe akoma në hetim, për disa kemi konkluduar në akuza. Për të tjerët vijojnë hetimet, nuk përjashtohet askush. Di që hetohet çdo fakt dhe çdo rrethanë ne raport me pozicionin e secilit përfshi dhe biznesmenët.
Beleri është Eurodeputet, çfarë ndikon kjo në çësthjen që ka SPAK?
Dumani: Tashmë Beleri është një person i denuar me formë të prerë. Nuk ka me asnjë kompetencë SPAK sa i takon fazës së ekzekutimeve të vendimeve penale. Ne momentin që vendimi merr forme të prerë, SPAK nuk ka më asnjë implikim proçedural.
Për çështjen McGonigal, ka një vendimarrje?
Dumani: Jemi në fazën e hetimit paraprak.
Për dy nga Prokurorët që janë zgjedhur për SPAK, përse ska përfunduar proçedura për znj.Anita Jella dhe z.Ndini Tavani?
Dunani: Nuk mund të më drejtohet mua kjo pyetje. Do doja të kishte përfunduar shpresoj të përfundojë brenda korrikut.
Me operacionet që ka ndërrmarrë SPAK, keni regjistruar ndonjë hetim për dekonspirim?
Dumani: Po kemi hetime për dekonspirim operacionesh, se sa është numri i tyre nuk mund ta themi.
z.Dumani me kë jeni tifoz në këtë kampionit dhe a keni parë ndodnjë ndeshje, po pushimet verorë ku do ti kaloni?
Dumani: Isha me Shqipëri, kam para pak një gjysëm pjese të ndeshjes Holandë-Rumani. Unë jam tifoz me Brazilin që prej Kampionatit të vitit 1982. Pushimet do ti kaloj disa ditë më familjen në Shqipëri.
VIJON