Denoncimi në JOQ ka vënë në lëvizje policin të identifikojë shoferin qe futet me mjet luksoz duke rrezikuar fëmijë në plazh.
Ai është Marsel Mërnica ndërsa është shoqëruar në polici dhe mjeti është bllokuar.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.Në lidhje me dy foto të publikuara në portalin “JOQ”, për një automjet i cili ishte futur në një zonë me pushues, në bregdetin e plazhit të Darëzezës, Fier, ju informojmë se:Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, dhe Forcës së Posaçme Shqiponja, menjëherë pas publikimit të rastit, kanë identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. M., 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj, si dhe automjetin tip “Porsche”. Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier, u mor masa administrative prej 30.000 lekë të rinj, për shkeljet “Rregullimi i qarkullimit në qendrat e banuara”, neni 7/12, dhe “Sistemet e pajimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre”, neni 72/12 të K. Rrugor. Gjithashtu masë plotësuese “Pezullimi i lejes së drejtimit”, për shtetasin Sh. M.. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.