Rritja e numrit të turistëve ka nxjerr në pah dhe abuzimin me çmimet si dhe evazionin fiskal. Nuk kanë munguar rastet e mashtrimeve me çmimet dhe rritjen e tyre abuzive jo vetëm ndaj turistëve të huaj por edhe ndaj vendasve. Si një masë emergjente për të goditur abuzuesit nga Restorantet, Hotelet, Plazhet Private dhe Parkingjet është vendosur kontrollet intensive në terren në çdo drejtori qarku nga sektori i krimeve ekonomike.
Për të frenuar këtë situatë weblajm mëson se nëpërmjet një qarkore Ministri i Brendshëm Taukant Balla i ka kërkuar njësive të krimit ekonomik të hetojnë rastet e abuzimit me çmimet, fshehjen apo mosafishimin e tyre, në plazhe, bare dhe restorante në zonat me intensitet të lartë turistik.