Dhuna mes pedagogëve tek fakulteti i ekonomisë, gjykata e tiranës caktoi masën e sigurisë ndalim të daljes jashtë vendit për shefin e departamentit të marketingut në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami.
Ai u arrestua pak ditë më parë për goditjen e vartëses së tij pedagoges Liljana Billa. Vendimi i togave të zeza erdhi pasi edhe Prokuroria e Tiranës pati një kërkesë të tillë për ngjarjen e pak ditëve më parë në ambientet e fakultetit ekonomik. Arrestimi i Axhamit u bë për dy vepra penale si goditje për shkak të detyrës dhe vetëgjyqësi.
Një ditë më Parë WebLajm.com botoi të plotë dosjen e Konfliktit.
WebLajm zbardh dinamikën e sherrit tek fakulteti ekonomik. Gjithçka ka bisur pas dyshimeve për shitjene tezës së provimit.
DOSJA
“Duhet të vendoset domosdoshmërisht një masë shtrënguese dhe ndaluese, pasi ka rrezik se prania e tij në atë vend pune, vë në rrezik marrjen dhe vërtetësinë e provave, prishjen e tyre për shkak të rrethanave dhe personalitetit që ka dhe mund të kryjë të njëjtin krim, ose më rëndë së ky”.Kjo është kërkesa e prokurorit Dritan Nushi drejtuar Gjykatës së Tiranës për Mirdaim Axhamin, shefin e Departamentit në Fakultetin e Ekonomikut, Univeristeti i Tiranës.
Nga mbledhja e provave dhe hetimi i kryer nga prokuroria, bazuar dhe në dëshmitë e dhëna nga pedagogia Liljana Billa, Mirdaim Axhami, senatori i studentëve Elion Mulgeci dhe dekani i fakultetit Dhori Kule, organi i akuzës ka ngritur akuzën për kryerjen e veprës penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën, funksionin…, bazuar në nenin 237/5 i Kodit Penal dhe “Vetgjyqsisë” sipas nenit 227.Pedagoge prej 35 vitesh, Liliana Billa me datë 5 korrik kishte provim në lëndën “Kërkimi i Aplikuar Master Shkencor”. Të shtunën e kaluar, referuar dosjes, Billës i ka ardhur një email nga Axhami, ku ky i fundit i kërkon t’i dergojë materialet pasi ai do caktonte një komision për të bërë tezën e provimit, duke qenë se pedagogia kishte marrë leje për shkak se e ëma ishte sëmurë.Sipas deklarimeve të Billës, ajo i ka thënë se do shkojë vetë ne fakultet për të firmosur tezën e provimeve dhe ditën që ka shkuar është ngjitur në zyrën e Mirdaim Axhamit dhe i ka kërkuar që dhe ai të hedhë firmën e vet.Shefi i Departamentit ka refuzuar të firmosë me argumentin se teza duhet të studiohet, një procedurë kjo që shkel rregulloren, sicc shprehet Billa.Këtë shqetësim Billa ia adresoi dekanit, i cili e këshilloi atë të pergatisë një tezë të re, procedurë që Liljana Billa e kreu dhe madje studentët iu nënshtruan provimit.Hetimi i prokurorisë tregon se në momentin që po zhvillohej provimi, Axhami konstatoi një gjë të tillë dhe i kërkoi llogari Billës që përse po bëhet teza pa firmën e tij.Ky i fundit madje e ka kërcënuar duke i thënë “Sicc e hodhe në plehra tezën, ashtu do të hedh dhe unë ty në plehra” dhe e dhunoi fizikisht duke e goditur disa herë me grusht ne fytyrë, konkretisht në sy, ku dallohej shenja e dhunës. Pedagoge Liliana Billa ka rënë në dysheme pas goditjes dhe në tentativë për të ngritur telefonin, ka marrë një tjetër goditje nga Axhami, i cili i theu thonjtë duke i tërhequr celularin me forcë nga duart dhe pas këtij momenti është larguar me vrap nga korridori i fakultetit.Në deklarimet e dhëna, Billa shprehet se ra pa ndjenja për shkak te goditjes së fortë dhe ajo e akuzon Axhamin se e ka goditur për arsye të përfitimit monetar, marrë shkas dhe nga këmbëngulja e tij që të studionte tezën paraprakisht. “Sipas saj, arsyeja që Axhami ka refuzuar të firmosë provimin dhe pse situata ka agravuar nga ana e tij, derisa e ka goditur me grushte, meqenëse ai këmbëngul ta bëj ai tezën ose dikush që ai ka interes, kjo sipas saj është në shkelje të ligjit të Arsimit të Lartë që thotë që tezën e provimit e bën pedagogu i provimit që jep leksionet. Shkurt, Axhami donte të shkelte ligjin, por ajo nuk pranoi të bëhej pjesë, por zbatoi detyrën konform rregullores, prandaj ai e ka goditur sepse e di që ajo nuk i ka futur kurrë duart në xhepat e studentit dhe shtetit”, thotë prokuroria. Prokuroria nuk ka mundur ende të disponoi raportin mjeko-ligjor të Liljana Billës, por nisur nga kayrja e jashtme, e dokumentuar me proces verbal dhe fotografi, në pjesën e djathtë të fytyrës vërehen disa gërvishtje me skuqje dhe syri i djathtë i dëmtuar si dhe gërvishtje me njolla gjaku.Në deklarimin e tij, Axhami është shprehur se në momentin që ka parë Billën ulur në karrige në korridorin e fakultetit, e ka pyetur se përse po e bën tezën të pa miratuar nga përgjegjësi i departamentit dhe se kjo e fundit ka ngritur telefonin për ta filmuar.43 vjeccari shton se ai tentoi të pengojë filmimin, por Billa e ka sulmuar duke e gërvishur në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë në gisht dhe se ajo u rrëzua nga forca e tërheqjes dhe gravitetit.Nga kqyrja e jashtme e trupit të Axhamit është konstatuar se në pjesën e parakrahut të djathtë, ka disa gërvishtje me skuqje si dhe në pjesën e majtë të shpatullës ka të njëjtat gërvishtje si dhe te gishti i madh i dorës së djathtë, një të ccarë me njollë gjaku.