Biznesmeni Gazmend Haxhia i arrestuar pak ditë më parë në Rinas dhe vendosur për 48 orë në masën e arrestit në shtëpi, nga kjo e enjte do të hetohet me masën detyrim paraqitje.
Gjykata e Posaçme hoqi masën e sigurisë vendosur ndaj tij në mungesë, duke dhënë detyrim paraqitje para oficerëve të BKH-s. GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për biznesmenin Gazmend Haxhia, lidhur me dosjen SASPAC, ku më herët u arrestuan Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolli.
Haxhia nuk iu përgjigj interesit të mediave për njohjet apo lidhjet me Ilir Beqajn. Gjithashtu ai nuk dha përgjigje konkrete edhe për aksionet e tij në hotelin në bregdetin e Durrësit ku është aksioner edhe Redi Molla.
Burime konfirmojnë se brenda Gjykatës Haxhia tha se nuk ka lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK. Mbrojtja ofroi garanci pasurore për heqjen e masës, gjykata nuk e pranoi.
Biznesmeni u ndalua në Rinas ku iu komunikua urdhëri i gjykatës lidhur me dyshimet se është një nga përfituesit në mënyrë abusive të fondeve të BE përmes agjencisë SASPAC që drjetohej nga Ilir Beqaj.
Haxhia është pronar i kompanisë ‘Landëays International’ për të cilën Prokuroria e Posaçme shprehet në dosje se Beqaj si drejtues i SASPAC i dha 125 mijë € për organizimin e një konference turizmi të quajtur “Festa”. Por për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë, dhe nga mbi 500 mijë € tenderë, u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darkë.
Kjo kompani rezulton edhe në një tjetër dosje hetimore, atë të “5D”, të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, ku mes të hetuarve janë Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushe.
Kompaniasë e cila po ndërton hotelin luksoz në Durrës i janë sekuestruar 24 % e asteve, në posedim të Redi Mollës e familjarëve të tij, ndërsa në këtë biznes aksioner është edhe biznesmeni Gazmend Haxhia tashmë me masën detyrim paraqitje për dosjen e SASPAC.