Polic të shkarkuar apo larguar nga puna duke mos qenë më pjesë e Uniformave Blu kanë ende akses në të dhënat e policisë së shtetit. Këtë situatë anormale dhe në kufijtë e skandalit e ka zbulaur Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit që ka bërë në sektorin e policisë e paraktësisht në platformën e-gjoba.
Ja se si thuhet në raportin dorëzuar tashmë Policisë për ndërhyrje të menjëhershme: Gjetje nga auditimi: Nga auditimi u konstatua se, në sistemin eGjoba janë në total 4830 përdorues Aktiv dhe Jo Aktiv nga të cilët:
– Vetëm 117 prej tyre janë jo aktiv nga ku konstatohet se ka përdorues të cilët edhe pse kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës për arsye të ndryshme kanë ende statusin aktiv në sistem.
Një rast flagrant i zbuluar nga KLSH është user me etiketimin “bashkia shkodër” i cili është i pamudnur të identifikohet se kush e ka përdorur:
– Përdorues me username ‘bashkia.shkoder’ që nuk identifikohen se kujt i përkasin, pra nuk lidhet me një përdorues të përvetshëm në mënyrë që të mbikëqyret se cili person e përdor;
– Nuk ka një rregullore apo dokument tjetër shkresor ku të përcaktohet qartë lidhja përdoruesrol, duke sjell risk potencial në përcaktimin e të drejtave mbi përdorimin e sistemit, si dhe
akumulimin e privilegjeve;