Nga data 15 me 20 Korrik Dhionis Fredi Beleri i dënuar në shqipëri për korrupsion zgjedhor, do të jetë në liri me leje shpërblyese për tu betuar në Strasburg.
Kjo liri është me kusht që ai nga Tirana të shkoj më Athinë e më pas Strasburg në parlamentin Europian ku do të betohet si Eurodepuet.
Nga Athina mëson weblajm.com ai do të jetë pjesë e delegacionit të eurodeputetëve të partisë së drejtuar nga Kryeministri Micotaqis “NeoDemocracia”.
Leja është firmosur dhe në rast se Beleri do ta shkel ai do të përballet me një tjetër vepër penale në shqipëri.
15-19, 4 dit zgjat afati punimeve në Parlamentin e BE ku do duhet që ai të betimin dhe 1 ditë do të zgjas rruga në kthim, dhe më 21 Korrik ai do rikthehet në qeli.
KËRKESA E MIRATUAR
Me anë të një kërkese drejtuar institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale Fier, Fredi Beleri ish kryetari i Bashkisë Himarë ka kërkuar leje për të marrë pjesë në sesionin e Parlamentit Evropian që po zhvillohet në Strasburg, Franë, konkretisht në datat 15-20 korrik.I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaccëm, Beleri shprehet në kërkesën e tij se i kanë mbetur dhe 3 muaj e 14 ditë nga masa e dënimit dhe se gjatë kohës së qëndrimit të burgun e Fierit, ka zbatuar rregulloren e brendshme të institucionit dhe se ka marrë pjesë në programet rehabilituese.“Bazuar në nenin 72 te ligit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të denuarveme burgim dhe të paraburgosurve”, kërkuesi plotëson kushtet për të përfituar lejeshpërblyese deri në 20 ditë në vit, të drejtë të cilën nuk e ka ushtruar asnjëherẽ”. Pikërisht këtë argument parashtron Fredi Beleri në kërkesën e tij, duke shtuar se është njoftuar nga Parlamenti Evropian se duhet të jetë i pranishëm në sesionin që zhvillohet në Strasburg në datat 15-20 korrik.Kërkesa që tashmë ndodhet në zyrën e Ervin Bushit, thotë ndër të tjera se Bushi si drejtues i institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale, ka kompetencën e shqyrtimit të kësaj kërkese.“Kërkuesi ju drejtohet me kërkesë për dhënien e lejes Shperblyese, me kohëzgjatje deri në 7 ditë, me qellim që te kryeje angazhimet e detyrueshme të tij në cilesine e anëtarit tëParlamentit europian, të marrjes pjesë në asamblenë e Parlamentit Europian nëStrasbourg Francë nga datat 15-20 korrik, me qëllim realizimin e të drejtave të tij politike, të cilat rrjedhin nga përkatësia e kërkuesit në një pakicë etnike, bazuar në nenin 20/1 të Kushtetutës, si dhe dispozitave teTraktatit Per Funksionimin e Bashkimit Europian dhe nenit 9 të Protokollit nr. 7 të këtij trakatati”Me anë të një kërkese drejtuar institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale Fier, Fredi Beleri ish kryetari i Bashkisë Himarë ka kërkuar leje për të marrë pjesë në sesionin e Parlamentit Evropian që po zhvillohet në Strasburg, Franë, konkretisht në datat 15-20 korrik.I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaccëm, Beleri shprehet në kërkesën e tij se i kanë mbetur dhe 3 muaj e 14 ditë nga masa e dënimit dhe se gjatë kohës së qëndrimit të burgun e Fierit, ka zbatuar rregulloren e brendshme të institucionit dhe se ka marrë pjesë në programet rehabilituese.“Bazuar në nenin 72 te ligit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të denuarveme burgim dhe të paraburgosurve”, kërkuesi plotëson kushtet për të përfituar lejeshpërblyese deri në 20 ditë në vit, të drejtë të cilën nuk e ka ushtruar asnjëherẽ”. Pikërisht këtë argument parashtron Fredi Beleri në kërkesën e tij, duke shtuar se është njoftuar nga Parlamenti Evropian se duhet të jetë i pranishëm në sesionin që zhvillohet në Strasburg në datat 15-20 korrik.Kërkesa që tashmë ndodhet në zyrën e Ervin Bushit, thotë ndër të tjera se Bushi si drejtues i institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale, ka kompetencën e shqyrtimit të kësaj kërkese.“Kërkuesi ju drejtohet me kërkesë për dhënien e lejes Shperblyese, me kohëzgjatje deri në 7 ditë, me qellim që te kryeje angazhimet e detyrueshme të tij në cilesine e anëtarit tëParlamentit europian, të marrjes pjesë në asamblenë e Parlamentit Europian nëStrasbourg Francë nga datat 15-20 korrik, me qëllim realizimin e të drejtave të tij politike, të cilat rrjedhin nga përkatësia e kërkuesit në një pakicë etnike, bazuar në nenin 20/1 të Kushtetutës, si dhe dispozitave teTraktatit Per Funksionimin e Bashkimit Europian dhe nenit 9 të Protokollit nr. 7 të këtij trakatati”.
Pas plotësimit të kërkesës dhe dokumentave shtes, Leja është miratuar.