Më 8 korrik është përmbyllur faza e aplikimit për numrin dy të Byrosë Kombëtare të Hetimit ose zv e Aida Hajnaj. WebLajm mëson ekskluzivisht emrat e hetusve të cilët aktulisht janë të fokusuar tek dosjet e krimit të organizuar, korrupsionit dhe zyrtarëve të lartë.
Ata janë:
Maksim Begaj
Mentor Cuku
Jon Keta
Armando Salla
Alban Kalaja
Julian Marko
Erjon Tema
Mes këtyre garuesve weblajm mëson se tre janë më të kuotuarit për postin e zv.drejtuesit, përkatësisht Erjon Tema, Armando Salla dhe Juliaj Marko.
Si zgjidhet zv.drejtuesi i BKH kompetencat dhe lidji:
Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit 1. Zëvendësdrejtori është përgjegjës për funksionimin e shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Zëvendësdrejtori është përgjegjës për funksionimin e vazhdueshëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit gjatë çdo mungese të drejtorit. 2. Zëvendësdrejtori është hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe ka të paktën 3 vjet eksperiencë pune në hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda, si dhe duhet të ketë treguar aftësi drejtuese. 3. Zëvendësdrejtori emërohet nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, pas një procesi të hapur dhe transparent të përzgjedhjes, me mandat 4-vjeçar dhe me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. 4. Zëvendësdrejtori, pas mbarimit të mandatit, gëzon të drejtën të kthehet në pozicionin e mëparshëm si hetues. 5. Zëvendësdrejtori raporton te Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. 6. Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit shkarkohet nga detyra nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në rekomandimet e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, kur: a) dënohet me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale; b) për shkelje të Kushtetutës apo për shkelje të rëndë të ligjit gjatë kryerjes së detyrës; c) për shkelje të rënda dhe shumë të rënda të disiplinës gjatë ushtrimit të funksioneve; ç) kur dalin fakte të reja që janë verifikuar dhe janë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara për emërimin e tij. 7. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në rekomandimin e përbashkët të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pezullon Zëvendësdrejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit nëse ai bëhet subjekt i një hetimi penal. Pezullimi vazhdon për aq kohë sa do të ekzistojnë shkaqet e tij.
Godina e Re
Hetuesit e BKH sëbashku me zv.drejtuesin e tyre Brenda pak javësh pritet të akomodohet edhe tek ambjentet e reja të punës e cila është godina e re përballë Spak.
Shënim: Mos Kopjo, Referohi-Cito!
Comments 1