Raportimi i Dumanit dhe Arroganca e Pushtetit me Prokurorinë e Beratit!
Kush e njeh SPAK, e po ashtu njeh një grup prokurorësh të këtij institucioni e din mirë që shqip shqip:
Për politikën sja u ndjen hiç po hiç FARE!
E po ashtu kush ftohet nëpër ceremonira kortezie e holle diplomacie e dinë po aq mirë se si jargavitet politika për ti dhënë dorën ketij grupi prokurorësh, mes tyre e z.Dumanit.
Jo shumë kohë më parë një Ministër ka ikur me Bisht ndërshal kur e kërkoi një shkëmbim dore!!!!
A merr Sms e Urdhëra nga Kryeministri Edi Rama, z.Dumani? Besojeni që JO.
Jo vetëm se u përgjigj në vetë të parë, por urdhëra ky zyrtar zor se merr sot e aq më pak nga Kryeministri Rama apo qoftë dhe ai nesër i rradhës.
Kur sheh Raportimin e z.Dumani dhe braktisjen nga qeveria dhe gjysma e parlamentit. Bindja është e plotë se e keqa buron nga ajo sallë.
Ja fiks si Arroganca e ish Ministrit të Brendshëm ose parardhësit të z.Balla. Blendi Çuçi, i cili sot mirë që su fut me fuoristrad tek zyra prokurorit. Ose në zhargon një (Mushkë) luksoze Range Rover 30-40 mijë euro. Automjet zyrtar i cili rezulton në përdorim nga z.Çuçi me statusin e ish Ministrit.
Ku lejohet një makinë private të futet në Prokurori?
Si u lejua mjeti i z.Çuçi?
Edhe një pyetje e cila uroj ta marri përgjigjën shpejt?
Po në oborrin e SPAK do vij zoti Çuçi me fuoristrad Luksi apo si të gjithë politikanët dhe ai do të vijë kokë ulur me përgjigjen: erdha të takoj një shok për ca punë, të intervistoj një hetues apo sekret!