Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Edlira Marës dhe Alba Ahmetaj, të cilat kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta. Lidhur me rastin, Gjykata tha se kërkesa e tyre nuk është e bazuar në Kodin e Familjes.
Në datën 19 maj, dy anëtaret e komunitetit LGBT, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni simbolike në tarracën e Bashkisë së Tiranës. Të dyja të veshura me fustane nusërie dhanë betime përjetësie përpara dy klerikëve katolikë që erdhën nga Anglia për martesën e tyre. Kujtojmë se kjo ngjarje krijoi polemika dhe reagime të shumta.
Vendimi i Gjykatës së Lartë:
TIRANË
(Kërkesë për përshpejtim)
ALBA AHMETAJ, EDLIRA MARA H.M; A.M. Kundër. ZYRA E GJENDJES CIVILE PRANE NJESISE ADMINISTRATIVE NR. 2 TIRANE
Ndryshimin e aktit administrativ shkrese kthim pergjigje nr. 2627/1 prot, dt. 15.04.2021 dhe detyrimin e te paditurit per te regjistruar femijet H.M. dhe A.M., binjake te seksit femer, te lindura ne dt. 18.01.2021, ne Tirane dhe per te regjistruar si nena paditeset Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara me te drejta te barabarta amesie ne te njejten perberje.
Lënien në fuqi të vendimit nr. 573, datë 02.12.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit.