Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Emiljan Memën, 26-vjeçari që përndiqte dy motra në TikToK dhe Instagram.
Në bazë të veprimeve hetimore, mësohet se shtetasja E.Q ka ngritur kallëzimin penal ndaj shtetasit të mësipërm, pasi ky i fundit kishte hapur profile fallco në rrjete sociale me fotot e saj dhe motrës së saj, V.Q.
Gjithashtu E.Q ka treguar para autoriteteve rastin kur ky person e ka ndjekur fizikisht deri në ambientet e shkollës.
Në bazë të provave dhe nga sa ka deklaruar paditësja, Emiljan Mema akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
Lidhur me rastin, Prokuroria i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj të akuzuarit.