Është arrestuar në Lisbonë të Portugalisë, Arben Kaçorri, trafikanti i drogës që sipas “Submundo Criminal” është kunati i Ervis Martinajt.
Në një postim në “X”, thuhet se ai jetonte prej 11 vitesh në një pallat luksoz, ndërsa arrestimi është bërë një javë më parë.
Së bashku me Arben Kaçorrin është arrestuar edhe fqinji i tij, i cili po ashtu dyshohet se kishte lidhje me botën e krimit.
“Është publikuar fotoja e dy të arrestuar javën e kaluar në Lisbonë. Shqiptari Arben Kaçorri, i cili është kunati i mafiozit shqiptar Ervis Martinaj, jetonte prej 11 vitesh në një pallat luksoz në lagjen Parque das Nações. Fqinji i tij ishte portugez-braziliani Ícaro Leddy, i cili ka lidhje me mafian Mocro, i arrestuar gjithashtu javën e kaluar”, thuhet në postimin e Submundo Criminal.