Olsi Ibro, i cili ishte në kërkim për skandalin për mikrokreditë është vetëvrarë. Mësohet se ai është hedhur nga një pallat në ndërtim.
Kjo ngjarje ndodh një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final”.
Olsi Ibro ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit dhe dorëzimit të pronave të qytetarëve kredimarrës në dorë të përmbaruesve privatë.
‘Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.