Joe Biden është tërhqeur nga gara presidenciale, duke thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”.
Ky vendim vjen katër muaj përpara se amerikanët të shkojnë në votime, duke e shtyrë garën për Shtëpinë e Bardhë.
Në një letër të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai tha se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të shërbejë si president.
“Dhe ndërsa synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”.
Edhe pse pasuesi i Biden ende sështë zyrtarizuar, Alex Soros në një postim ka shkruar se të gjithë duhet të mbështesin zv.Presidentet Kamala Harris për të sfiduar Trump.