Policia e Lezhës ka arrestuar 48-vjeçarin Arben Zagolli, i cili ishte i armatosur me armë zjarri e mina me telekomandë. Ai po udhëtonte nga Pogradeci në me një taksi drejt Lezhës.
Nga kontrolli fizik i këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, Policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë, dhe municion luftarak.
I arrestuari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.