Së paku 3 persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin e trefishtë në Memaliaj, ku mbeti i vrarë babai i Andrea Kalemit, kamerieri dhe një klient. Po ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe xhaxhai i Andrea Kalemit, Artur Kalemi.
Mësohet se autorët kanë qenë me një makinë të zezë. Kanë ardhur nga qendra e Memaliajt dhe kanë shkuar drejt lokalit pranë bashkisë. Njëri ka zbitur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashi drejt shënjestrës, Shyqyri Kalemi.
Më pas autorët janë larguar drejt Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj kanë djegur edhe mjetin e përdorur në krim. Brenda makinës së djegur, janë gjetur edhe 3 kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur në krim.