Armando Broja vazhdon përgatitjet me Chelsean për sezonin e ri, edhe pse me shumë mundësi karriera e tij pritet të vijojë larg “Stamford Bridge”.
Për sulmuesin e talentuar të kombëtares shqiptare nuk mungojnë admiruesit në Serie A. Sidomos nga Juventusi.
Mediet pranë klubit bardhezi raportojnë se Cristiano Giuntoli, CEO i “Zonjës”, po tenton një sulmues për të zëvendësuar polakun Milik. I cili është me valixhe gati.
Dhe një nga emrat që i pëlqejnë shumë drejtuesit të rekordmenëve të futbollit italian, është pikërisht Armando Broja.
Por në listën e Giuntolit bën pjesë edhe Matteo Retegui, sulmuesi i Genoas edhe kombëtares së Italisë.
“Është e vërtetë, kam oferta nga Serie A, Bundesliga dhe Premier League. Sigurisht që edhe qëndrimi te Chelsea është një mundësi, pasi ka edhe shumë vite kontratë me klubin”, u shpreh disa ditë më parë 22-vjeçari nga Malësia e Madhe.
Por jo vetëm Juventusi. Pas Brojës qëndron edhe Milani, që nuk ka hequr ende dorë nga ideja e transferimit të “yllit” shqiptar nën urdhrat e Fonsecas.
Kuqezinjtë e duan në huazim, opsion që kundërshtohet për momentin nga Chelsea. Pasi londinezët preferojnë shitjen e plotë të kartonit të Brojës./SuperSport