Një person është plagosur me armë zjarri në Tale të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave, identiteti i te cilëve ende nuk është bërë i ditur, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, autori kishte shkuar në plazh i shoqëruar me një vajzë dhe i plagosuri dyshohet se e ka ngacmuar atë.
Autori i lënduari kanë debatuar fillimisht dhe me pas autori ka marre nja armë zjarri pistoletë dhe ka plagosur personin që i kishte ngacmuar shoqëruesen e tij dhe me pas është larguar.