Domagoj Vida tërhiqet nga kombëtarja e Kroacisë. Mbrojtësi potent veshi 105 herë fanellën e ekipit kombëtar.
Suksesin më të madh e siguroi në Botërorin Rusi 2018. Kur bashkë me shokët e skuadrës u shpallën nënkampionë bote.
Pas emrave të brezit të artë si Mario Mandzukic, Ivan Rakitic, Sanijel Subasic dhe Dejan Lovren, me Kroacinë e mbyll edhe qendërmbrojtësi i AEK-ut të Athinës në Greqi.
14 vite fantastike me fanellën e Kombëtares, medalje e argjendtë në Rusi 2018 dhe e bronztë në Katar 2022, por tashmë u duhet hapur rruga të rinjve. Dhe 35-vjeçari ka zgjedhur të fokusohet vetëm te klubi i tij.
“Është nder i madh të veshësh fanellën më të bukur në botë një herë në karrierë. Dhe kur e bën 105 herë, kur luan në shtatë kompeticione të mëdha… Atëherë mund të jesh pafundësisht mirënjohës për një privilegj të tillë”, shkruan në rrjetet sociale.
Përveç arritjeve me Kroacinë, Vida ka arritur të fitojë titullin kampion në 4 shtete të ndryshme. Në Kroaci (Dinamo Zagreb), Ukrainë (Dynamo Kyiv), Turqi (Besiktas) dhe Greqi (AEK)./ SuperSport