Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ditën e sotme është përfshirë nga momente tensioni dhe përplasjeje.
Pasi këshilltari Tedi Blushi goditi me fletë kryebashkiakun Erion Veliaj, seanca u ndërpre.
Pas kësaj situate, këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka goditur këshilltarin socialist, Halit Valterin. Më pas Blushi është shoqëruar nga policia.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në X dhe këtë veprim e konsideron sjellje vandale, ndërsa thekson se kjo është shenjë dëshpërimi dhe jo force nga ana e Tedi Blushit.
“Sot Këshilli Bashkiak kishte për të votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për të rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5 mijë vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.
Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur, nuk e përballojnë dot as suksesin e Tiranës dhe as humbjen kolosale të partiçkës së tyre.
Sjellja për vandali ndaj kolegëve këshilltarë, është shenjë dëshpërimi, jo forcë. Do të kërkoj zbatimin e ligjit me përpikëri që rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton, dhe Tirana të mos mbetet peng i maktheve të Ilir Metës e mjeranëve të tij”, shkruhet në reagimin e Veliajt.