Një sasi tritoli është vendosur në sheshpushimin e një pallati në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit Meardi Berberi.
Objektivi, Meardi Berberi është një person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar 5 herë që nga vitit 2011. Ai është pjesë e grupit që sulmoi me armë Hotel Volorekën në 2020 në Pogradec dhe doli nga qelia pasi përfitoi prej amnistisë.
Meardi Berberi rezulton i dënuar më parë për veprat penale:
-08.08. 2020 “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”;
-10.02.2019 “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”;
-20.06.2008 “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”;
-24.02.2018 “Kanosje, prishje e qetësisë publike”;
-24.04.2011 “Plagosje e rëndë me dashje”.