Lulzim Basha po vijon ende me betejën ligjore për vulën e Partisë Demokratike. Ashtu siç e pati paralajmëruar, ai ka dorëzuar sot rekursin në Gjykatën e Lartë.
Në rekursin e Bashës, kërkohet zhbërja e vendimit të Agron Zhukrit që i dha vulën Berishës, si edhe zhbërja e vendimit të Apelit.
Në një konferencë për mediat më herët, Basha u shpreh se vendimi tregoi se sa skandaloz dhe i hapur ka qenë presioni politik ndaj këtyre gjyqtarëve.