Eurodeputeti grek, Fredi Beleri është zgjedhur nënkryetar i dytë i Komisionit për Peticionet në Parlamentin Europian, gjatë procesit të sotëm zgjedhor për kryetarët e komisioneve të Parlamentit Europian.
Beleri, i burgosur në Shqipëri, siguroi votat e nevojshme me mbështetjen e disa partive dhe të liderit të Eurogrupit të DR, Eliza Vozemberg.
Vetë ai në një reagim thotë se është informuar në burgun e Fierit për zgjedhjen si nënkryetar i Komisionit për Peticionet në Parlamentin Europian.
“Falënderoj kolegët e mi që më zgjodhën nënkryetar të Komisionit të Apelit, gjë që jam informuar përmes burgjeve shqiptare. Është një nder i madh dhe një përgjegjësi akoma më e madhe për një eurodeputet të sapozgjedhur, por edhe për vendin tonë. Së shpejti aventura ime përfundon dhe unë do të mund të kryej detyrat që më votuan qytetarët grekë”, thuhet në reagimin e Belerit.