24 orë pasi Spak në drejtimin e prokurorit Alfred Sheu mori deklariket e familjarëve të Aleks Nikës. Nga ora 15 e kësaj të marte po pyet ish kreun e Gardës së Republikës z.Ndrea Prendi. WebLajm mëson nga burime pranë Spak se fletëthirrje është dërguar edhe ndaj ish Ministrit të Brendshëm z.Lulzim Basha.
Në kuadër të këtij hetimi Spak do të pyes Gardistë, Zyrtarë, familjarë të viktimave, e po ashtu edhe ish kryeministrin Berisha.
Pas rinisjes së hetimeve për 21 Janarin nga Spak, vetë ish Ministri Basha ka reaguar duke thënë për mediat se ai ende ska një kërkesë nga Prokuroria, por sapo të ketë. Ai është i gatshëm të paraqitet.