Fluksi i lartë i sezonit veror shton edhe tatimorët e rremë apo abuzuesit me një funksion publik të cilin nuk e kanë por mashtrojnë bizneset duke u marrë para e gjoba në terren.
Për të parandaluar këtë situatë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka bërë apel subjekteve të tregohen të kujdesshëm dhe të vëmëndshëm duke kërkuar të dhënat identifikuese, si urdhër pune, badge me foto dhe jelekun me logo.
Administrata Tatimore rikujton Tatimpaguesit: Inspektorët tatimorë identifikohen nga këto elementë.
Duke qenë se kjo periudhë shënon pikun e sezonit turistik, Administrata Tatimore i kërkon Tatimpaguesve të tregojnë vëmendje të shtuar ndaj individëve, të cilët prezantohen pranë subjekteve të tyre si inspektorë tatimorë.
Punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet dalluese si më poshtë:
Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i
punës/Emërtimi i Drejtorisë)
Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë
përkatëse
Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata
Tatimore.
Ju inkurajojmë të mos hezitoni për të denoncuar çdo përballje me persona të dyshimtë, që nuk disponojnë elementet e mësipërm, në kanalet zyrtare të komunikimit të Administratës Tatimore si më poshtë:



All reactions:
37Impute Bujqesore Kupi Uruci, Oliana Moriseni and 35 others