Një rast i rëndë është raportuar në Maliq, ku një 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga dy persona, të cilët janë arrestuar nga policia.
Një 41 vjeçar dhe një 22 vjeçar dyshohet se prej disa muajsh abuzonin seksualisht me të miturën dhe vetë vajza ka pranuar pranë uniformave blu këtë ngjarje, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat.
Në dëshminë e dhënë, nëna e të miturës ka deklaruar:
“Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh. E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor.
E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha.”