Më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga tërmeti që ka patur impaktin më të forte në 50 vitet e fundit në vend. UNOPS (United Nations Office for Project Services), në bashkëpunim me MEKI (Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit) dhe BE (Bashkimi Evropian), për të lehtësuar rimëkëmbjen pas tërmetit dhe përmirësimin e infrastrukturës ekonomike të disa objekteve kyçe të trashëgimisë kulturore, synojnë të promovojnë zhvillimin e turizmit kulturor e historik si komponentin kryesor. Qëllimi është të kontribuojë në rijetëziminen e monumenteve duke ruajtur veçoritë origjinale të tyre përmes restaurimit të të gjitha komponentëve kyç, për të siguruar kushtet optimale të nevojshme, si dhe për të ofruar një perspektivë më moderne dhe të orientuar drejt shoqërisë mbi trashëgiminë.
I pozicionuar strategjikisht brenda kompleksit muzeal të Kalasë së Krujës, Muzeu Etnografik i Krujës njihet si një monument i Kategorisë së Parë, për shkak të rëndësisë së tij të jashtëzakonshme historike dhe kulturore. Muzeu është ndërtuar në shtëpinë e familjes “Toptanë”, një strukturë tradicionale e tipologjisë së banesave me “çardak”. Në të shpalosen më së miri artefaktet e ekspozuara, të cilat përshkruajnë kryesisht narrativë bazuar në mendësinë dhe karakterin rezistent dhe praktik të popullit tonë ndër shekuj. Për të konservuar gamën e jashtëzakonshme të muzeut për brezat e ardhshëm, studio projektuese “Atelier4” hartoi projektin restaurues duke treguar kujdes të veçantë për elementët arkitektonikë, dekoret dhe muralet të pranishëm në ndërtesë. Projekti i restaurimit dhe revitalizimit shtrihet më tej edhe në hapësirat e jashtme të muzuet, duke përfshirë këtu oborrin, për të ruajtur veçoritë e tij klasike, si objektet e ekspozuara dhe muraturën tipike me gurë. Qëllimi i projektuesit është të forcojë karakterin e tij duke shtuar mini-zona të ndryshme aktivitetesh që vizitorët dhe zhvilluesit e ardhshëm mund të eksplorojnë.”
Ndërhyrjet e konsolidimit e kthejnë ansamblin e plotë të muzeut në një njësi të qëndrueshme, rentabël si në nivel lokal ashtu edhe global, duke mbrojtur strukturën historike ku është vendosur muzeu për ta kthyer në një vlerë të shtuar që trashendon dimensionet humane dhe kohën. Theksi është vendosur kryesisht në ruajtjen dhe restaurimin e kujdesshëm e metikuloz të koleksionit të artefakteve, i cili përfshin më shumë se një mijë artikuj të tipologjive të ndryshme, që nga piktura murale të ekspozuara, hekur, dru, gur, mëndafsh, lesh dhe pambuk. Objektivat e projektit u arritën nga studio projektuese “Atelier4” përmes një procesi gjithëpërfshirës ndërdisiplinor dhe një procedure të gjatë mbikëqyrjeje për të siguruar që i gjithë restaurimi të përfundohej në përputhje me standardet lokale dhe ndërkombëtare.
Më tej, vlen të përmendet rrjedhshmëria me të cilën projekti implemento pajisjet e teknologjisë së lartë dhe asaj VR për t’u kujtuar vizitorëve historinë, transformimin urban të qytetit dhe se si tërmeti u bë pikënisja e këtij projekti. Përveç restaurimit dhe konsolidimit të monumentit për të arritur stabilitetin dhe rezistencën e tij afatgjatë, projekti u përqendrua në krijimin e një narrative brenda muzeut, me synim ringjalljë e saj funksionale. Përdorimi i teknologjisë më të fundit audio-vizuale dhe integrimi i saj i kujdesshëm me delikatesën e monumentit (pa kompromentuar këtë të fundit) rezulton në një hapësirë edukative, shpjeguese dhe interaktive për turistët.
Teknologjitë si realiteti i shtuar në celular, realiteti virtual dhe të tjera jo vetëm që janë tërheqëse, por gjithashtu i shtojnë vlerë përvojës në Muzeun Etnografik të Krujës. Përmbajtja audio-vizuale, e përshtatur në procesin e dizajnimit, krijon një përvojë interactive për vizitorët e të gjithë ambienteve të muzeut. Ky muze përditësohet si një qendër trashëgimie digjitale, me dobi për të vendosur një shembull pionier në ruajtjen e site-ve kulturore, duke evoluar e u përshtatur në kohë sipas nevojave të shikuesve.
Përveç restaurimit, rikonceptualizimit të linjës muzeale, projektit të interierit, është konceptuar dhe aplikuar gjithashtu brand-imi i muzeut. Brandbook-u synon të ruajë një identitet të fortë, për të ndihmuar në krijimin e një imazhi të njohur të muzeut, duke rritur ndërgjegjësimin dhe njohjen e tij brenda e jashtë vendit.
Si përfundim, restaurimi i kujdesshëm nga ekipi i dizajnit, ka bërë të mundur ruajtjen e veçorive të tij arkitekturore, duke kombinuar hijeshinë klasike të monumentit me aplikimet e mjeteve moderne për rijetëzimin e tij ndër breza. Ky muze historik por inovativ, i ka dyert të hapura tashmë për të gjithë vizitorët e tij, që prej inaugurimit në datën 23-Korrik-2024.