Pyetje Pubkike për:
Policin Rrugore
Mbikqyrjen Policore
Në cilin ligj thuhet që dikush që ecën me 37 km mbi shpejtësinë e lejuar ndëshkohet me 30 mijë lekë ose 3 qind mijë lekë!
Ligji thotë në neni 140, pika 9 / 5 deri 15 mijë lekë, por jo 30 mijë lekë. Kush është pas dyfishimit të gjobës!
Për ata që pretendojnë udhëzim drejtori a ministri. Më falni, por në hirarkinë jurdike LIGJI është mbi drejtor e ministër. Pra mbi të gjithë!
Si mundet pa njoftimin e qytetarit x apo y!
Në cilin ligj e nen thuhet që dikush që parakalon autokolon që mund të vras e rrezikoj aksidente fatale ndëshkohet me 10 mijë lekë, 1 qind mijë lekë!
Për të çertifikuar këtë vjedhje sëpaku duhet tabelë informuese ky aks monitorohet me radar!
Është kjo vjedhje?
Kush qëndron pas skemës së vjedhjes?
Kush i kolaudon radarët, në raport me rrugën dhe lejim pengimet!
Ku është tabela e shoqëruar me vendosjen e radarit?
Në më pak se 2 javë Prokuroria ka arrestuar e pezulluar me dhjetra efektiv hajdut.
Unë arrita që për 48 orë ta zbërthej skemën e vjedhjes. Në rast se do vijoni të heshtni sëbashku me promotorin e kësaj vjedhje masive, shihemi në gjykatë.
Kërkoj ndjes Publike jo përse kam mbështetur e mbështes policinë e shtetit në luftë ndaj krimit e shkelësve, por se sot zbulova se si skema e Radarit është dyfishim abuziv dhe po të falim me gjysmën e gjobës. VJEDHJE!
Këtë ligjin e propozoi Pjerin Ndreu për emigrantët por jo për rezidentët në shqipëri.
Në rast se zyrat e shtypit sdo u a sjellin këto pyetje. Po ja u nis edhe në nr personal.
E refuzoj përgjigjen si deri më tani: amon lëre se ta paguaj unë gjobën.
Çke ti lër patentën x a y se rregullohemi
Jo Jo,
Për vjedhjen 2 fish. O do e pranoni dhe reflektoni me masa ose do shkojmë në Gjykatë.
Për ata syresh që do thonë Arseni e ka Personale. PoPo e me gjeni një drejtor policie që mund ta kem marrë në këto 10-15 vite në telefon:
Më kapën me shpejtësi
Pa patentë
I dehur
Pa rrip
Me të kuqe
Në munges të një përgjigje shteruese, pasi unë kam mbledhur çdo provë e fakt.
Do shkojmë në gjykatë. E unë do kërkoj që ju nëse humbi gjyqin të hetoheni edhe si grup kriminal me këmisha e kollare.