Me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e provave që lidhen me hetimin penal ndaj Ilir Beqajt për dosjen e SASPAC, Prokuroria e Posaçme ka ushtruar një kontroll të papritur këtë të mërkurë në Vlorë. Banesa ku është shkuar për kontroll ishte marrë me qera nga Beqaj në 2020, ndërsa ka qenë e kyçur në momentin e mbërritjes së ofircerëve të policisë gjyqësore.
Në këto rrethana është njoftuar mbrojtja e Beqajt, teksa Avokati Ermal Yezeiraj nuk ka pranuar të shkojë pasi në dijeni e tij nuk është e lidhur aktulisht kjo kontratë qeraje Kërkesa e bërë nga prokurorja e posaçme Elida Kaçkini është miratuar të mërkurën nga GJKKO, ku lejon kotrolle edhe në një garazha apo ambiente ndihmëse të këtij apartamenti të apartamentit