Me një kërkesë për bashkëpunim në zbatim të programit për kompensim Ushqimor të Uniformave Blu. Ministria e Brendshme ka trokitur tek bankat e nivelit të dytë dhe supermarketet në vend.
WebLajm mëson se deri më tani kësaj kërkese i është përgjigjur vetem Tirana Bank, ndërsa 9 bankat e tjera janë duke e shqyrtuar kërkesën dhe mund të bëhen pjesë e nismës në çdo kohë.
Lista e Bankave që kanë marrë kërkesë bashkëpunimi
BANKËS SË SHQIPËRIS
BANKËS SË PARË TË INVESTIMEVE, ALBANIA SH.A. Tiranë
BANKËS AMERIKANE TË INVESTIMEVE SH.A. Tiranë
BANKËS INTESA SANPAOLO ALBANIA SH.A. Tiranë
BANKËS SË BASHKUAR TË SHQIPËRISË SH.A. Tiranë
BANKËS KOMBËTARE TREGTARE SH.A. Tiranë
BANKËS OTP ALBANIA SH.A Tiranë BANKËS RAIFFEISEN SH.A. Tiranë
BANKËS PROCREDIT SH.A. Tiranë
BANKËS CREDINS SH.A. Tiranë
BANKËS TIRANA SH.A. Tiranë
BANKËS UNION SH.A. Tiranë
Ndërsa në listën e supermarketeve dhe rrjeteve që ekzistojnë, 14 prej tyre kanë dhënë OK, duke nisur bashkëpunimin dhe pranuar vlefshmërin e kartës me parapagim në vlerën e 10 mijë lekë në muaj.
WebLajm sjell listën e supermarketeve ku kjo kartë mund të përdoret për blerje:
NJËSIA TREGTARE “BIG MARKET” Tiranë NJËSIA TREGTARE “SPAR ALBANIA” Tiranë NJËSIA TREGTARE “CONAD” Tiranë
NJËSIA TREGTARE “ECO MARKET” Tiranë NJËSIA TREGTARE “XHANGOLLI” Tiranë NJËSIA TREGTARE “KMY” Tiranë
NJËSIA TREGTARE “EXTRA MARKET” Tiranë NJËSIA TREGTARE “EURO MARKET” Tiranë NJËSIA TREGTARE “ESSEAL” Tiranë
NJËSIA TREGTARE “VIVA MARKET” Tiranë
NJËSIA TREGTARE “ALB MARKET” Tiranë NJËSIA TREGTARE “ANA MARKET” Tiranë NJËSIA TREGTARE “DIAMBE” Durres
NJËSIA TREGTARE “METROPOL CENTER” Lushnjë
E teksa kjo nisëm tashmë është aktive dhe pritet që në transaksionin e parë efektivët të marrin 6 muaj parapagim për blerje ushqimesh.
Në rrjetin e tij social facebook ish deputeti Myslim Murrizi ka bërë një denoncim duke e quajtur projekt klientelist. Sipas Murrizit kjo kartë vlen vetëm në Supermarketet Spar. Ndërsa lista e siguruar nga weblajm tregon se vlen edhe në 13 suoermarkete të tjera dhe në 14 supermarkete marrëveshja me MB e Policinë është e njëjta.
Postimi Murrizit
Kjo eshte KARTA USHQIMORE qe ju eshte dhene punonjesve te Policis se Shtetit per te “ blere” ushqime ( vaj sheqer, oriz , makarona, kripe) tek SHPARI per 6 muaj nga 100 mij lek te vjetra ne muajPolicia e Shtetit ka rreth 15 mij punonjes policie her 600 euro bejne 9 milion euro qe do ti shkojne me detyrim percaktim SHPARIT qe te heq mallrat stok nga banaqetPer ata qe ishin skeptik nga postimi im i djeshem le te marin mundimin dhe te pyesin nje polic se pothuajse te gjithe punonjesit e policis jane paisur me kete KARTE TOLLON PO JEPJANI NE DORE POLICAVE NGA 600 EURO SE E DINE ME MIRE VETE ATA SE ÇFAR JU DUHET
Ka shume te drejte z. Murrizi pse policet jane te detyruar per te blere mbeturinat e shparit, kur ministria mund tua japi ne dote parate dhe te blejne ca te duan .