Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për çështjen e 21 Janarit dhe ia ka kaluar dosjen hetimore SPAK-ut.
Pas vendimit të Strasburgut, Gjykata e Lartë i kërkoi SPAK të sqarojë rolin e Bashës, Berishës dhe Prendit.
Dosja ishte hapur në Prokurorinë e Tiranës për vrasjen e Aleks Nikës. Ndër provat që është dorëzuar SPAK-ut është edhe plumbi që i ka marrë jetën Aleks Nikës, i cili është dërguar për ekspertizë në Itali.
Prokuroria e Posaçme ka nisur punën intensive për zbardhjen e një prej krimeve më të rënda në historinë e vendit, 4 vrasjet shtetërore të 21 janarit. Në SPAK janë thirrur Rajmonda dhe Mark Nika, bashkëshortja dhe xhaxhai i Aleks Nikës.