Nëna e Dritan Dajtit ka ndërruar jetë një ditë më parë, ndaj dhjetëra forca policie dhe RENEA kanë shoqëruar të burgosurin në varrimin e saj.
Ceremonia e varrimit u krye në Tufinë dhe më pas, Dajti u kthye në ambientet e burgut të Peqinit ku vuan dënimin.
Dënimi i tij ende është i diskutueshëm dhe në proces gjyqësor, pasi dënimi me 25 vite burg ka përfunduar, ndërkohë që Dajti e cilëson të paligjshëm vendimin për burgim të përjetshëm.