Për afro 3 orë Shqiptarë, Kosovarë e jo vetëm, kishin mbetur në pikat kufitare të Malit të Zi e Kroacisë. Ata udhëtonin drejt vendeve ku jetojnë e po ashtu me qindra prej tyre edhe duke ardhur në vendlindje për pushime.
Weblajm mëson se disa qytetarë të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut prej orës 21 të mbrëmjes janë ankuar në telefonin celular të Ministrit Balla.
z.Balla personalisht e me strukturat e policisë është angazhuar me homologun Kroat e Malazes për shtimin e sporteleve.
Sportelet janë shtuar në 2 pikat kufitare duke zhbllokuar rradhët kilometrike e lehtësuar lëvizjen.

Pika më problematike ka rezultuar ajo e Karasovic mes Kroacisë e Malit të Zi.

Shqiptari me iniciale M.V që prej 3 orë ishte bllokuar në rradhën kilometrike i tha weblajm “ju drejtuan Ministrit Balla për ndihmë dhe ai ndërhyri e po ashtu ka telefonuar edhe familjen e cila kishte mbetur në trafik në rrugëtimin nga Gjermani drejt Shqipërisë”
