Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025; Më e mira është përpara.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thekson se Kongresi i sotëm ishte përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste në 2025.
Teksa ka postuar foto nga dita e sotme e Kongresit, Veliaj uron dhe anëtarët e sapozgjedhur nga qarku i Tiranës për në Asamblenë Kombetare të PS. “Mbyllëm një ditë fantastike sot, si përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në 2025.Faleminderit dhe urime anëtarëve të sapozgjedhur në Asamble ngaTirana, Kamza, Vora, Rrogozhina dhe Kavaja. Më e mira është përpara!Forca”, shkruan Veliaj.