Kongresi i PS pas projekteve dhe strategjisë politike ka sjellë edhe emrat e rinj të qeverisë socialiste, drejtuar nga Kryeministri Rama.
Pas një viti, Taulant Balla nuk do të jetë më Ministër i Brendshëm, pasi ai zëvëndësohet nga Ervin Hoxha, kreu IKMT-së.
MIinistrat e emëruar në kongresin e PS

Pirro Vëngu – Petrit Malaj – Ervin Hoxha
Ndërsa në krye të Parlamentit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës vjen Elisa Spiropali. Petrit Malaj do të jetë Ministri i ri i Financave në vend të Ervin Mete.

Bledi Çuçi bëhet nënkryetar parlamenti, Niko Peleshi merr drejtimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa Pirro Vengu do të jetë në postin e Ministrit të Mbrojtjes.
