Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete.
Pas bisedimeve dhe nënshkrimit të marrëveshjeve vizat u hoqën së fundmi edhe me Tajlandën.
“Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
