Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Bujar Ajetit për zbutje të masës së sigurisë. Ai kërkoi që t’i caktohej masa “Arrest në shtëpi”, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga trupa gjykuese.
“Verifikimi i nevojave të sigurimit dhe vazhdimi i zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj shtetasit Bujar Ajeti me anë të vendimit Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”- thuhet në njoftim.
Bujar Ajeti (Gjërmizi) është një nga emrat më të njohur të botës së krimit në qytetin e Kukësit.