Parlamenti ka zhvilluar seancën e fundit këtë sesion. Nuk mungoi tensioni politik në seancën e votimit të ndryshimeve në qeveri dhe të kryeparlamentares Elisa Spiropali.
WebLajm sjell ekskluzivisht foton se si edhe në një situatë kur opozita proteston, dikush nga radhët e saj e prish këtë kauzë duke përdhosur parlamentin me veprime amatore.
Ky është momenti i fiksuar nga regjia e transmetimeve direkte, ku deputeti Edi Paloka ka vendosur këmbët mbi tavolinën e punës së deputetit dhe qëndron në celular, teksa kolegët e tij protestojnë pranë foltores pas përjashtimit të Gazment Bardhit nga salla.
Kjo mënyrë qëndrimi jo vetëm përdhos parlamentin dhe solemnitetin e sallës, por tregon se si deputeti e trajton Kuvendin më keq se sa një bar-kafe lagjje, apo pijetore verore ku vendosjen e këmbëve mbi tryezë nuk ta toleron askush në publik e në prani të njerëzve.
Këmbët mbi tyrezë nuk janë sjellje e panjohur në politikë apo zyra private pune të politikanëve, por mbi tavolinë dhe brenda parlamentit e bën këtë imazh përdhosës për misionin e një të zgjedhuri.
Këmbët mbi tavolinë është një sjellje e përdorur edhe nga Barack Obama apo Edi Rama, por në zyrat e tyre të punës dhe jo në Kongres apo Parlament.