Pas afro 7 muaj nga përzgjedhja e KLP-së e cila emëroi Anita Jellën dhe Ndini Tavanin si dy prokurorët e ardhshëm në SPAK. Komisioni i verifikimit të kritereve në SPAK ka skualifikuar Prokurorin Ndini Tavani.
Vendin e Tavanit e ka zënë Prokuror Bledar Maksuti i cili në renditjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishte një pikë poshtë z.Tavani.
Vendimet që pritet të miratojë KLP / 31.7.2024
KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
NJOFTIM
PËR MBLEDHJE PLENARE
31 Korrik 2024
Informacion mbi mbledhjen:
Dita/Data: E mërkurë, 31.07.2024
Ora: 11.00
Kohëzgjatja: ⸟ 60 min
Thirrur nga: Kryetari i Këshillit
Pjesëmarrësit: Anëtarët
Kuorumi i nevojshëm: 7 anëtarë
Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit, në prezencë të
Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria
e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programet EU4JUSTICE dhe OPDAT.
Media si gjithmonë është e ftuar të jetë e pranishme.
Rendi i ditës:
- Diskutimi / miratimi i projektaktit “Për emërimin në detyrë si prokuror në
Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të zonjës
Anita Jella”; - Diskutimi / miratimi i projektaktit “Për moscaktimin në detyrë si prokuror në
Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të zotit Ndini
Tavani”; - Diskutimi / miratimi i projektaktit “Për emërimin në detyrë si prokuror në
Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të zotit
Bledar Maksuti”; - Diskutimi / miratimi i projektaktit “Për pezullimin nga detyra të prokurorit Aurel
Zarka”.
Të tjera (pyetje/diskutime).
Urdhërohet Sektori i TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës të bëjë publikimin e kësaj
axhende në faqen web të Këshillit.
Njoftohen të gjithë anëtarët e Këshillit për të siguruar pjesëmarrjen.
Kryetare
Mirela Bogdani