Nis udhëtimet me ofertat më të reja të Credins Mastercard:
Akses në shërbimin “Security Fast Track” duke shmangur rradhen ne aeroporte;
Zbritje ekskluzive në restorante në më shumë se 80 aeroporte në botë;
Prenotim te shërbimit taksi per transportin në aeroport
Me Credins Mastercard, bëji udhëtimet e tua me unike!
Për më shumë informacion kliko: https://bankacredins.com/airport-security-fast-track/
#credins#bank#mastercard#mastercardtravelrewards#oferta
Çfarë është ky shërbim?
Mastercard Travel Experiences (MTE) është një program i ofruar nga DragonPass dhe Mastercard përmes aplikacionit/faqes së internetit MTE dhe përbëhet nga 3 shërbime:
1. Kalim i shpejtë i Sigurisë së Aeroportit
Akses në një korsi të dedikuar direkt në pikën e kontrollit të sigurisë së bagazheve, në 80+ aeroporte në botë.
2. Transfertat në Aeroport
Akses në automjete luksoze me shoferë profesionistë që mbajtësi i kartës mund të rezervojë për të arritur në aeroport ose për t’u marrë nga aeroporti.
3. Zbritje në restorantet e aeroportit
Akses në ofertat ekskluzive të restoranteve në aeroportet mbarë botën me kodin QR pasi të keni zgjedhur ofertën në aplikacionin/faqen MTE.
Çfarë përfitojnë mbajtësit e kartës?
• Mbajtësit e kartës në Shqipëri marrin anëtarësim falas në MTE, akses në faqet e internetit dhe aplikacionin e MTE.
• Lejet e rezervuara Fast Track tarifohen tek mbajtesi i kartës midis 4 dhe 17 euro për leje për person.
• Transfertat e rezervuara të aeroportit tarifohen tek mbajtesi i kartës.
Cilat karta janë të pranueshme?
• Individ – kartat Mastercard Gold, World Debit, World Credit të lëshuara nga Credins Bank.
• Biznes – karta Mastercard Business Credit të lëshuar nga Credins Bank.
Si mund te merrret ky shërbim?
• Aplikacioni MTE nga Google Play ose App Store
• Website i MTE: www.travelexperiences.mastercard.com
Si funksionon?
1. Mbajtësi i kartës shkarkon aplikacionin MTE dhe regjistrohet në aplikacion ose në website me një nga kartat e pranueshme Mastercard.
2. Përpara se të udhëtojë, mbajtësi i kartës hyn në aplikacionin/website e MTE dhe zgjedh aeroportin, numrin e pasagjerit, kohën e duhur për Fast Track.
3. Mbajtësi i kartës shikon çmimin që është në intervalin 4-17 euro për person, e konfirmon atë dhe merr një kod të Fast Track në aplikacion ose në email.
4. Mbajtësi i kartës shkon në zonën Fast Track të aeroportit dhe tregon lejen e tij Fast Track për të fituar akses.