Kuvendi miratoi mes kaosit të shkaktuar nga deputetët e Partisë Demokratike dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri. Katër ministrat e rinj të qeverisë u votuan.
Deputetët e PD-së përplasën tavolinat dhe bllokuan foltoren, teksa pati edhe një debat mes Gazment Bardhit dhe Lindita Nikollës
Në Kuvend u miratua:
Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes: 77 pro , 2 abstenim- deputetët e PDIU, 13 kundër;
Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm: 76 pro, 2 abstenim -deputetët e PDIU, 11 kundër;
Taulant Balla, Ministër për marrëdhëniet me parlamentin: 78 pro, mes të cilëve edhe dy deputetët e PDIU, 9 kundër;
Petrit Malaj, Ministër i Financave: 77 pro, 2 abstenim-deputetët e PDIU, 14 kundër.