Detaje të reja kanë kanë dalë në dritë nga humbja e jetës së biznesmenit Armand Nelaj më 24 qershor, si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive.
Mendohet që Armandi pasi është zhytur në ujë, telefoni ka humbur valët dhe kur ka dalë mbi ujë, telefoni ka hyrë në valë greke dhe i ka mbërritur mesazhi nga rrjeti grek “Welcome to Greece”, që të aktivizonte shpërthimin.
Armandi Nelaj dhe miku i tij i arrestuar, Erdion Muho, prej shumë kohësh kanë pasur konflikte me Andrea Qirjakon, i cili po ashtu si ata kryen itinerarin e udhëtimit Sarandë-Korfuz duke dërguar turistë e pasagjerë nga Saranda në drejtim të Korfuzit dhe anasjelltas.
Këto konflikte nuk u kaluan asnjëherë mes tyre, duke çuar deri në tentativën për vendosjen e tritolit te anija “Fenikas Lines”.