Klubi ‘KF Tirana’ dhe Presidenti Refik Halili kanë përfunduar në gjyq nën akuzën për fshehje të të ardhurash.
WebLajm ka siguruar dokumentin e Prokurorisë, pasi gjatë hetimeve për një procedim penal të vitit 2017 rezultoi se klubi Tirana ka fshehur rreth 52 mln lekë të ardhura përgjatë dy sezoneve futbollistike.
Siç thuhet në dokument, nga konkluzioni i akt ekspertimit rezulton që mos të jetë deklaruar asnjë fubollist në organin tatimor, ku për periudhën 2014-2016 vlera totale e detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore rezulton në vlerën 29.481.644 lekë.
Pjesë nga Dokumenti i Prokurorisë:
1. Pas verifikimeve të dokumentacionit që ndodhen në dosjen penale, ka rezultuar se nuk ka përputhje ndërmjet të dhënave të deklaruara në bilancin e dorëzuar në tatime me bilancin e deklaruar në QKR, si dhe deklarimet e bëra nga ana e subjektit K.F Tirana sh.a për çdo muaj në sitemin tatimor C@ts. Si dhe nga verifikimi I të dhënave vërehet se nuk rezultojnë të deklaruar arkëtimet e realizuara në bankë apo arkë të cilat përkojnë me të ardhura nga shitja e biletave, sponsorizime , etj.
2. Në përgjigje të pyetjes së dytë për vlerësimin e saktë të të dhënave të padeklaruara, i është referuar dhe Njoftim Vlerësimit për detyrimet dhe Raport Kontrollit të kryer nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, e paraqitur si më poshtë:
➢ Vlera detyrimeve për tatim fitimin sipas viteve:
Detyrim për tatim fitimin për vitin 2013 është në vlerën 4.197.525 lekë.
Detyrim për tatim fitimin për vitin 2014 është në vlerën 9.521.087 lekë.
Detyrim për tatim fitimin për vitin 2015 është në vlerën 5.291.026 lekë.
Detyrim për tatim fitimin për vitin 2016 është në vlerën 3.484.463 lekë.
Detyrim për tatim fitimin për vitet 2013-2016 është në vlerën 22.494.101 lekë.
Në vitn 2015 subjekti “Klubi I Futbollit Tirana” ka të evidentuara të ardhura nëpërmjet bankës vetëm 1.650.000 lekë, ndërsa në bilanc shoqëria ka deklaruar 35.273.506 lekë dhe në zërin klientë (nga aktivitei I shfrytëzimit) kemi të drejta të arkëtueshme vlerën 23.827.387 lekë, për rezultat kemi 23.827.387 lekë + 1.650.000 lekë = 25.477.387 lekë, që do të thotë kemi arkëtime jo me bankë në vlerën 9.796.119 lekë (nga të dhena që ndodhen në dosjen e këtij procedimi).
Në vitin 2016 subjekti “Klubi I Futbollit Tirana” ka të evidentuara të ardhura nëpërmjet bankës vetëm 6.600.000 lekë dhe 140.260 euro ose konvertuar në lekë sipas kursit të Bankës së Shqipërisë në vlerën 18.967.360 lekë (të arkëtuara nga administrator Refik Halili dhe Saimir Shehri) ndërsa në bilanc shoqëria ka deklaruar 23.229.752 lekë dhe në zërin klientë (Nga aktiviteti I shfrytëzimit) kemi të drejta të arkëtueshme në vlerën prej 44.328.126 lekë, nga të cilat 20.500.739 lekë shtesë nga ky vit, ku për rezultat kemi 20.500.739 lekë + 6.600.000 lekë (qera dhe sponsorizime)+ 18967.360 lekë + 11.240.070 lekë (nga biletat) = 57.308.169 lekë, që do të thotë që ka një diferencë të ardhura padeklaruar në vlerën 34.078.417 lekë (nga të dhena që ndodhen në dosjen e këtij procedimi).
3. Në përgjigje të pyetjes së tretë i është referuar punonjësve të mosdeklaruar të cilët janë konfirmuar nga Federata e Shqiptare e Futbollit, ku për periudhën 2014-2015 ka patur 29 futbollistë të federuar dhe për sezonin fotbullistik 2015-2016 ka patur të federuar 26 futbollistë. Mbështetur dokumentacionit të ndodhur në dosjen e Procedimit Penal 1755 viti 2017 si dhe deklarimet e bëra nga vetë shoqëria në bilanc, ku përmes përllogaritjeve ka rezultuar se vlera Totale e detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë si më poshtë
➢ Për vitin 2014 kanë rezultuar detyrime në vlerën 5.870.130 lekë,
➢ Për vitin 2015 kanë rezultuar detyrime në vlerën 7.979.667 lekë
➢ Për vitin 2016 kanë rezultuar detyrime në vlerën 6.637.410 lekë.
Në total detyrimi i lindur për vitet 2013-2016 sipas përllogaritjes në mënyre indirekte janë në vlerën 20.487.207 lekë. Por duke qënë se kemi në sistemin Informatik të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të përcaktuar saktësisht vlerën e detyrimit për sigurimet shoqërore 28.009.357 lekë, si dhe vlera e detyrimit për sigurimet shëndetësore janë në vlerën 1.472.287 lekë, në total detyrimi është në vlerën 29.481.644 lekë.
4. Në përgjigje të pyetjes së katërt ku për secilin vit objekt hetimi, të përcaktohet vlera e detyrimeve tatimore të shmangura (e vecuar nga kamatvonesat dhe gjobat tatimore) referuar njoftim vlerësimeve të organeve tatimore nga viti 2013 e në vijim, pasqyruar si më poshtë:
➢ Vlera e detryimeve për tatim fitimin në përputhje me njoftim vlerësimin e DRT Tiranë për vitet 2013-2016 është në vlerën 22.494.101 lekë.
➢ Vlera e detyrimeve lindur për vitet 2013-2016 sipas përllogaritjes në mënyre indirekte janë në vlerën 20.487.207 lekë. Por duke qënë se kemi në sistemin Informatik të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të përcaktuar saktësisht vlerën e detyrimit për sigurimet shoqërore 28.009.357 lekë, si dhe vlera e detyrimit për sigurimet shëndetësore janë në vlerën 1.472.287 lekë, në total detyrimi është në vlerën 29.481.644 lekë.
Në përfundim të këtij Akt – Ekspertimi Kontabël ka rezultuar se ky subjekt ka konsumuar gjatë aktivitetit elementë të veprës penale si ,”Fshehje e të Ardhurave” vepra penale këto të parashikuara nga Neni 180/3 i Kodit Penal , ku vlera e fshehjes reale pa penalitete është në vlerën totale 51.975.745 lekë.
5. Në përgjigje të pyetjes së pestë, mendojmë se Tatimpaguesi “Klubi i Futbollit Tirana” sh.a. me seli në Tiranë ka pasur aftësi paguese për likuidimin e detyrimeve tatimore, kjo mbështetur në faktin se ka pasur likuiditete në vijueshmëri, të cilat janë përdorur nga ana e shoqërisë, aq më tepër duke ditur se detyrimet tatimore duhen shlyer në fillim, në radhën e shlyerjes së detyrimeve ndaj të tretëve.
6. Nga verifikimi i dokumenteve që ndodhen në dosjen penale 1755 viti 2017, eksperti nuk konstaton shitje të aseteve të shoqërisë. Z. Refik Halili ka kryer tërheqje, por duke qenë administrator i saj, ka kryer veprime të ndërsjella dhe nuk mund të shprehemi nëse janë përdorur jashtë “Klubi i Futbollit Tirana” sh.a., aq më tepër që ka dhe derdhje të cilat janë më të mëdha se tërheqjet. Njëkohësisht, nuk kanë të verifikuar arkën e shoqërisë, ku dhe për derdhjet e financieres në banke nuk i kanë përfshirë në të ardhura, duke qenë se nuk jepej përshkrimi i saktë nëse janë të ardhura apo llogari ndërmjetëse, ndaj nuk mund të shprehemi nëse z. Refik Halili ka kryer tërheqje të të ardhurave të shoqërisë pa paguar tatimin në burim.
Në lidhje me faktet e mësipërme është mbajtur Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi ndaj të cilit zhvillohen hetime ndaj shtetasit Refik Muhamet Halili datë 24.05.2024, të cilit I është njohur letra e të drejtave të personit nën hetim dhe firmosur nga ana e këtij shtetasi. Gjithashtu i është sqaruar dhe pyetur si person nën hetim dhe në zbatim të neneve 38, 39, 48, 49, 304/2 të K.Pr.Penale të këtë seancë pyetjesh ju keni të drejtë të asistoheni nga një mbrojtës, nëse nuk keni mjete financiare për të përballuar mbrojtjen ajo ju ofrohet nga shteti. Keni mbrojtës të zgjedhur prej jush, të caktuar nga familjarët apo kërkoni që organi procedues të caktojë një mbrojtës të paguar nga shteti. Ky shtetas sqaron se është njohur me tё drejtat e tij qё i jep ligji procedurial penal dhe deklaron se do te japë përgjigje në këtë fazë hetimi pa prezencën e ndonjë avokati.
Pyetjes ku është person nën hetim për veprën penale te parashikuar nga neni 180/3 te Kodit Penal. Nga hetimet ka rezultuar se nga ana e subjektit ku ju jeni administrator është konsumuar vepra penale e fshehjes së të ardhurave në vlerën 22.494.101 lekë? Më konkretisht dyshimet për kryerjen e kësaj vepre vërtetohen dhe nga akti ekspertimit kontabël i datës 09.07.2018. Nga verifikimi i të dhënave si dhe akt-ekspertimit kontabël kanë rezultuar mospërputhje të të dhënave të deklaruar në organin tatimor, arsyet në lidhje me diferencat deklaruar në organin tatimor. Ky shtetas është përgjigjur se Klubi i Futbollit Tirana nga ndërmarrja shtetërore është privatizuar në shtator të vitit 2011, duke u kthyer në një shoqëri Aksioneree quajtur (SH.A) me kapital 100% të bashkisë Tiranë. Kjo shoqëri ka vazhduar që të jetë me kaptial shtetëror Bashkia e Tiranës deri në Maj 2015. Ky shtetas deklaron se si administrator i këtij klubi ka qenë që nga periudha Maj 2015 dhe aksionar me 66% të aksioneve. Në momentin e privatizimit muaji Maj 2015 i cili sipas tij I ka kaluar me dokument zyrtar këtij shtetasi, zyra e financës së Klubit të Tiranës, nuk bënin dorëzimin e dokumentacioneve kryesisht financiare dhe ai sapo i ka marrë këto dokumente është njohur me materiale nga zyra e tatimeve që klubi kishte detyrime të konsiderueshme ndaj organit tatimor, ku nuk ishte paguar asnjë taksë. E gjithë shuma duke mbledhur taksat, energjinë elektrike, ujësjellësi, pagesat e futbollisteve, gjyqet e humbura, me përafërsi borxhi në total është në flerë e konsiderueshme 4.2 milion euro. Për këtë shumë që ka deklaruar disponon vendimet e gjykatës si dhe shkresat e përmbaruesve të cilën kur është emëruar administrator në vitin 2015 kanë qenë të bllokuara.
Pyetjes Nga rezultatet e nxjerra nga Raport Kontrolli i kryer nga Drejtoria Rajonale Tiranë i mbajtur më dat 08.06.2018 si dhe nga Akt Ekspertimi kontabël ka rezultuar që për periudhën 2013-2016 vlera e fshehjes e të ardhurave të tatim fitimit është 22.494.101 lekë, ai I është përgjigjur se Klubin e Futbolli Tirana e ka marrë në administrim në Maj 2015, dhe për vitet e mëparshme mbajnë përgjegjësi personat që kanë qënë më parë administrator nga bashkia Tiranë.
Pyetjes se nga përgjigjet e ardhura nga Federata Shqiptare e Futbollit ka rezultuar se për sezonin fubollistik 2014-2015 janë federuar 29 futbollistë dhe për sezonin 2015-2016 federuar 26 futbollistë. Nga konkluzioni i akt ekspertimit rezulton që mos të jetë deklaruar asnjë fubollist në organin tatimor, ku për periudhën 2014-2016 vlera totale e detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore rezulton vlerën 29.481.644 lekë, arsyet që nuk janë deklaruar futbollistët në organin tatimor? Ky shtetas I është përgjigjur do të vendos në dispozicion në një moment të dytë të gjithë listëpagesat e futbollistëve dhe të punonjësve, deklaron që dhe në kohën që e ka patur bashkia të gjithë punonjësit që kanë qënë të deklaruar nga Bashkia Tiranë që ka patur në administrim klubin, sigurimet shoqërore të çdo futbollisti dhe punonjësi të klubit, janë bërë të gjitha, deri në fund të vitit 2023, ai në cilësinë e administratorit të Klubi I Futbollit Tirana nuk ka asnjë detyrim për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë ndaj organit tatimor që nga viti 2012-2023.
Nga Procesverbali për këqyrjen dhe marrjen e të dhënave kompjuterike nga QKB datë 27.05.2024 rezulton se me shkresën Nr.85 prot datë 13.10.2014, Vendimi Nr.5 datë 13.10.2014 “Për ndryshimin e Administratorit të Klubit të Futbollit Tirana sh.a” ka vendosur në pikën 1. Të shkarkojë administratorin shtetasin Krenar Alimehmeti. Në pikën 2. Të emërojë në cilësinë e Administratorit të ri të “Klubit të Futbollit Tirana sh.a” shtetasin Refik Halili I biri I Muhamet, shtetas Shqiptar, I datëlindjes 03.07.1960 banues në Tiranë rruga e Dibrës, Kompleksi Halili.
Nga sa më sipër rezulton që shtetasi Refik Halili të jetë administrator që nga periudha 13.10.2014 dhe jo sic pretendon ky shtetas që nga periudha Maj 2015.
Nga analizimi i të dhënave të mësipërme dalim në konkluzione se subjekti “Klubi I Futbollit Tirana” sh.a me Nipt L12220027I dhe administrator i kësaj shoqërie shtetasi Refik Halili, gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij ka bërë të mundur të fshehë të ardhurat ndaj Organin Tatimor, në vlerën totale 51.975.745 lekë,duke bërë të mundur shmangien e Tatimin mbi Fitimin dhe Sigurimet shoqërore dhe Shëndetësore.
Nga sa më sipër bazuar nga faktet dhe provat e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit, arrimë ne konkluzionin se kemi dyshime të arsyeshme se shoqëria “Klubi I Futbollit Tirana” sh.a me Nipt L12220027I dhe administrator i kësaj shoqërie shtetasi Refik Halili , ka konsumuar elementë të veprës penale si ,”Fshehje e të Ardhurave” vepra penale këto të parashikuara nga Neni 180/3 i Kodit Penal.
Shoqëria K.F Tirana sh.a ka konsumuar veprën penale të “Fshehjes së të Ardhurave” të parashikuar nga neni 180/3 i Kodit Penal duke mos kryer deklarimet dhe duke kryer deklarime të pavërteta apo informacione joreale në organet tatimore, vlerësimi i të cilave çon në përllogaritje të pasaktë të shumës së tatimit, taksës apo kontributit dhe për këtë arsye rezulton se ky subjekt të ketë fshehur tatimin e TVSH që ka arkëtuar nga dhe të tatim fitimit përkatës që duhet të deklaronte dhe mbi të cilin do të llogaritej tatimi mbi fitimin. Subjekti nuk ka pasur të deklaruar asnjë nga lojtarët e federuar nga FSHF në listëpagesat e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për periudhën 2014 2016 pra në këtë mënyrë nuk ka paguar për këta futbollist as kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Deklarimet janë bërë të gjitha në 2017 dhe në kohë pas regjistrimit të proçedimit penal. Referuar Raport Kontrollit të mbajtur më datë 08.06.2018 në subjektin Klubi I Futbollit Tirana Sh.a me Nipt L12220027I, bashkangjitur dhe Njoftim Vlerësimin për Detyrimet Tatimore (masa administrative) për të cilën për periudhën e kontrolluar Maj 2012 deri Maj 2017 është penalizuar në vlerën 44.415.820 lekë. Nga analizimi i të dhënave të administruar në dosje referuar aktit të ekspertimit kontabël është arritur në konkluzione se subjekti “Klubi I Futbollit Tirana” sh.a me Nipt L12220027I ka konsumuar gjatë aktivitetit elementë të veprës penale si ,”Fshehje e të Ardhurave” vepra penale këto të parashikuara nga Neni 180/3 i Kodit Penal , ku vlera e fshehjes reale pa penalitete është në vlerën totale 51.975.745 lekë.
“KLUBI I FUTBOLLIT TIRANA,” sha me Nipti: L12220027I me administrator shtetasin Refik Halili, e padeklaruar në bazë të parimit të vetëdeklarimit dhe mirëbesimit që ekziston mes organeve të administratës tatimore dhe subjekteve deklarues, ka krijuar përfitime të paligjshme në dobi të personit juridik “KLUBI I FUTBOLLIT TIRANA,” sha me administrator shtetasin Refik Halili, për shkak të mos vjeljes nga ana e organeve tatimore të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatimit të fitimit i cili rezulton në bazë te dokumentacionit dhe hetimit te kryer nga Drejtoria e Tatimeve si dhe aktit të ekspertimit të cituar si më sipër, të administruara me cilësinë e provës. Në këto kushte gjykata çmon se mosdeklarimi në organet tatimore duke fshehur të ardhurat e realizuar në total për periudhën 2014-2016 e në vazhdim me qëllim realizimin e përfitimeve të paligjshme materiale, ngarkon me përgjegjësi penale personin juridik “KLUBI I FUTBOLLIT TIRANA,” sha me administrator shtetasin Refik Halili, në zbatim të nenit 45 dhe nenit 180/3 të Kodit Penal si dhe nenit 3 gërma “a” të ligjit nr. 9754 datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”.
Lidhur me subjektin aktiv të veprës penale, për të pandehurin shtetasin Refik Halili, organi i akuzës çmon se duhet të analizohet tërësia e veprimeve aktive të kryera nga ky subjekt për plotësimin e kushteve për përgjegjësi penale sipas nenit 180 të Kodit Penal. Rezulton se për të pandehurin Refik Halili, Drejtoria e Hetimit Tatimor gjatë punës së përditshme dhe verikimeve në sistemin tatimor C@T’s ka konstatuar “KLUBI I FUTBOLLIT TIRANA,” sha me Nipti: L12220027I nga verifikimi I të dhënave vërehet se nuk rezultojnë të deklaruar arkëtimet e realizuara në bankë apo arkë të cilat përkojnë me të ardhura nga shitja e biletave, sponsorizime , etj. Gjatë analizimit të këtij subjekti rezulton se per vitet 2014, 2015, 2016 Futboll Klub Tirana ka pasur të federuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit 29 (njëzet e nëntë) lojtarë për sezonin futbollistik 2014-2015 dhe 26 (njëzet e gjashtë) lojtarë për sezonin 2015-2016. Por, në këto dy vite asnjë nga lojtarët e federuar nga FSHF për “Klubi i Futbollit Tirana” nuk janë të deklaruar në listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të subjektit. Deklarimi në listëpagesa i sportistëve të klubit ka vazhduar deri në Janar 2014 e më pas janë ndërprerë deklarimet.
Nga këqyrja e deklaratave të Tatim Fitimit për Vitin 2013 subjekti “Klubi i Futbollit TIRANA” rezulton me humbje në shumën 69,711,084 lekë. Për vitin 2014 ka deklaruar 0 lekë të ardhura e shpenzime edhe pse ky subjekt rezulton se ka përfituar një fond prej 5,400,000 lekësh gjatë vitit 2014 nga shkresa e ardhur nga Bashkia e Tiranës. Për vitet në vazhdim nuk ka dorëzuar deklarata. Konkretisht për vitin 2015, nga të dhënat që administruam nga Sektori i Informacionit dhe Teknologjisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, rezulton se nga subjekti Klubi i Futbollit Tirana ka patur shitje për vlerën totale 3,342,553 lekë, të cilat nuk janë deklaruar nga subjekti në deklaratat përkatëse mujore të TVSH-së (vlerat e paraqitura në tabelën më poshtë). Nga verifikimi në Deklaratat e TVSH në sistemin CATS për muajt përkatës, rezulton se janë deklaruar me 0 lekë. Për vitin 2016, nga të dhënat e Sektorit të Informacionit dhe Teknologjisë në DPT rezulton se nga ky subjekt ka patur shitje në vlerën totale 22,395,837 lekë, të cilat nuk janë deklaruar nga subjekti në deklaratat mujore të TVSH-së (vlerat e paraqitura në tabelën më poshtë). Nga verifikimi në Deklaratat e TVSH-së në sistemin CATS rezultojnë të gjitha të deklaruara me 0 lekë deri në Korrik 2016. Pas muajit Korrik 2016 subjekti nuk ka kryer më deklarime. Për secilin vit objekt hetimi, të përcaktohet vlera e detyrimeve tatimore të shmangura (e vecuar nga kamatvonesat dhe gjobat tatimore) referuar njoftim vlerësimeve të organeve tatimore nga viti 2013 e në vijim, pasqyruar si më poshtë: Vlera e detryimeve për tatim fitimin në përputhje me njoftim vlerësimin e DRT Tiranë për vitet 2013-2016 është në vlerën 22.494.101 lekë. Vlera e detyrimeve lindur për vitet 2013-2016 sipas përllogaritjes në mënyre indirekte janë në vlerën 20.487.207 lekë. Por duke qënë se kemi në sistemin Informatik të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të përcaktuar saktësisht vlerën e detyrimit për sigurimet shoqërore 28.009.357 lekë, si dhe vlera e detyrimit për sigurimet shëndetësore janë në vlerën 1.472.287 lekë, në total detyrimi është në vlerën 29.481.644 lekë në total në vlerën 51.975.745 lekë.