Mes 33 personave që SPAK kërkoi arrestimin gjatë operacionin “Plumbi i artë 2”, duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg dhe “arrest shtëpie”, është dhe një sekretare gjyqësore e quajtur, Denada Toda alias Runaj.
Ajo ka shërbyer për më shumë se 10 vite si sekretare gjyqësore në gjykatën e Tiranës dhe atë të Elbasanit, duke punuar si sekretare pranë gjyqtares Pajtime Fetahu. Por prej disa kohësh ajo është larguar me dorëheqje nga gjykata e Elbasanit, duke u vendosur në Itali.
Ajo është motra e të ndjerit Regis Runaj, i cili në 29 korrik 2020 u masakrua me rreth 27 goditje thike, nga Euglen Halili, i cili kishtë marë urdhër nga Xhuljano Hoxha dhe Erjon Alibej për vrasjen e Runaj në qytetin e Elbasanit.
Sipas SPAK, Denada Toda, gjatë periudhës shtator-tetor 2020 kur shërbente si sekretare në gjykatën e Elbasanit, ka dërguar dokumente sekrete në drejtim të personave të ndryshëm dhe për këtë shkak është vendosur masa e sigurisë për akuzën e “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”.