SPAK ka nisur letërporosi drejt Belgjikës dhe Francës, duke kërkuar që të identifikohen kodet e “SkyECC” për çështjen, e 3.4 milionë eurove, për të cilën u arrestua ish-drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.
Bëhet me dije se kërkohen të dhëna për kodet e tjera të “SkyECC” në vazhdën e hetimeve që po kryhen për funksionarë dhe ish-funksionarë të tjerë të drejtësisë.
Aurel Zarka dyshohet ka ndërhyrë të paktën në 8 çështje për të ndikuar kundrejt përfitimeve monetare, i ndihmuar edhe studentja e magjistraturës Erjona Dautaj, në kohën kur kjo e fundit ka qenë oficere e policisë gjyqësore në Prokurorin e Krimeve te Rënda.
Gjithçka është zbuluar nga komunikimet ne SKY ECC dhe Enchro chat, ku mësohet se vetëm prokurori Aurel Zarka ka pasur 4 kode, ku komunikonte me Dautajn, edhe kjo me llogari të saj në platforma komunikimi.
Mes çështjeve të tjera ku ka ndikuar prokurori është edhe ajo për hetimin pasuror ndaj Suel Çelës, i nisur nga operacioni “Forca e Ligjit”. Këtu kryeprokurori i Vlorës ka tentuar të ndikojë të prokurorët në Prokurorinë e Posaçme.
Më 31 korrik, GJKKO la në fuqi masën arrest në burg për kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka.
Ai mohoi përfshirjen dhe hodhi poshtë transkriptimet dhe dyshimet se ka ndërhyrë për mbylljen e disa hetimeve në Tiranë dhe në Vlorë.